Komisioni për monitorimin e fushatës së korrje shirjeve të vitit 2016 ka hartuar raportin final dhe sipas tij me sasinë e grurit të prodhuar këtë vit prej 358,017.00 ton, Kosova arrin që t’i plotësoj kërkesat e saja me grurë 87.32%.
E rendimenti mesatar, sipas raporteve përfundimtare që drejtoritë bujqësore komunale i kanë dorëzuar në ministri, ishte 4,410 kg/ha, e që është më i lartë krahasuar me rendimentin mesatar të vitit të kaluar, që ka qenë 3,466 kg/ha.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Bujqësisë,…, Komisioni ka konstatuar se ky ka qenë një prej viteve më të mira sa i përket grurit, për shkak edhe të kushteve klimatike por edhe punës që kanë bërë fermerët.
“Komunat që kanë pasur rendiment me të lartë janë Vitia me 5800 ton, Juniku me 5100 ton, Obiliqi me 5000 ton, pastaj vijnë Gjilani, Prishtina, Mitrovica e kështu me radhë. Sipërfaqet e përgjithshme të mbjella me grurë në këtë vit, sipas të dhënave të komunave, ishin 84,500 hektarë, ndërkaq pjesa më e madhe e grurit të korrur është grumbulluar nga mullinjve ekzistues. Në procesin e fushatës së këtij viti ishin të angazhuara 1659 autokombajna”, thuhet në njoftim.
Më tej shtohet se mbështetja e MBPZHR përmes pagesave direkte, për fermerët të cilët mbjellin grurë, nga viti në vit po rritet.
“Nga vitit i kaluar subvencionimi është nga 150 euro për hektar, nga 100 sa ka qenë deri në vitin 2014.
Gjithashtu MBPZHR po punon që të shtohen trajnimet për fermerët dhe natyrisht për këtë inkurajon ata, dhe komunat po ashtu, që të kontaktojnë tashme me këshilltarët bujqësor publik dhe privat që janë licencuar nga ministria. Për të gjithë kultivuesit e grurit, të cilët kanë aplikuar në ministri për të përfituar mbështetje përmes pagesave direkte, tashmë ka nisur procedimi i këtyre pagesave nga Divizioni i Financave në MBPZHR”, përfundohet në njoftimin e MBPZHR-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak