LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar (Foto)

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar (Foto)

Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdar, vazhdon të ketë kolona të gjata.

Në dalje të Kosovës, janë krijuar kolona të veturave deri në 5 km, kryesisht të mërgimtarëve që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë.

Sipas fotografisë së dërguar nga një lexues i Telegrafit, shihet se edhe të dielën në mëngjes në Merdar kolona është e gjatë dhe me pritje deri në 5-6 orë për ta kaluar kufirin, raporton Telegrafi.


Policia e Kosovës të shtunën ka pranuar se në piken e kalimit kufitar në Merdar në dalje nga Kosova, në kufi me Serbinë, ka fluks më të madh të automjeteve, dhe për pasojë edhe kolonat janë më të gjata si dhe pritjet zgjatin më shumë se në pikat e tjera.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për shtimin e kapaciteteve me zyrtarë policorë, në mënyrë që të garantohet një lëvizje sa më e shpejtë nëpër pikën kufitare. Por, sipas tij, kjo vonesë po shkaktohet nga pala serbe./Telegrafi/

merdar pritja1