LAJMI I FUNDIT:

Salihaj: Skena politike duhet të pastrohet nga kriminelët dhe të korruptuarit

Salihaj: Skena politike duhet të pastrohet nga kriminelët dhe të korruptuarit

Edhe pse 17 vjet pas fitores kundër okupatorit dhe jetës në lirinë e paguar shtrenjtë, në Kosovë drejtësia po vazhdon të shitet dhe të blihet shumë më keq se në ‘pazar’, derisa për këtë gjendje të mjerueshme dhe shumë shqetësuese nuk jep përgjegjësi askush.

Ndaj është shtuar edhe dilema se si po funksionon kjo shitblerje nga sekserët e ndryshëm dhe të inkriminuar, të cilët ndërmjetësojnë në ndarjen e “drejtësisë” në gjyqësorin e Kosovës, ku veç të tjerash dyshohet se për rastet që nuk kanë interes dhe nuk duan t’i gjykojnë i hedhin në sirtarët e tyre për shumë vjet, ndërsa ato që duan t’i zgjidhin sipas metodave korruptive e të kundërligjshme i shtyjnë përpara në dobi të atyre që paguajnë gjyqtarët duke i korruptuar!

Për këtë dhe çështje të tjera të kësaj natyre flasin njohësit e kësaj fushe.


Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Kosova ka numër të madh juristësh të mirë, të cilët do të mund dhe të punonin me nder në gjyqësor në interes të qytetarëve dhe të Kosovës.

Por, sipas tij, problemi qëndron se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i korruptuar, ngase shumë gjyqtarë dhe prokurorë emërohen nga njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar, duke punuar kësisoj për interesa të tyre e jo për interesa të qytetarëve.

“Andaj, Kosova nuk do të mund të dalë nga kthetrat e krimit pa a pastruar sistemin politik para së gjithash nga kriminelët dhe të korruptuarit, e më pastaj ta pastrojë edhe vetë sistemin e gjyqësisë. Gjyqësori është shndërruar në mekanizëm për përfitime të llojllojshme, në të cilin ndërmjetësuesit nxjerrin përfitime të mëdha, duke nxjerrë ‘të pafajshëm’ njerëz që kanë bërë krime të rënda”, është shprehur Salihaj, për Kosova Sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori