LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e pesëvjeçarit sirian në Alepo, Rusia mohon përgjegjësinë e sulmit ajror

Plagosja e pesëvjeçarit sirian në Alepo, Rusia mohon përgjegjësinë e sulmit ajror

Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar përmes një deklarate sulmin ajror në Aleppo, ku mbeti i plagosur ndër të tjerë, 5 vjeçari sirian Omran Daqneesh, fotografia e të cilit tronditi mbarë opinionin botëror.

Ajo ka mohuar përgjegjësinë e sulmit, duke deklaruar se Rusia nuk sulmon kurrë zonat e populluara, raporton Associeted Press.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, shtëpia ku banonte 5 vjeçari nuk është bombarduar nga një sulm ajror, por nga mina e rebelëve, në përpjekje të ndaluar forcat humanitare.


Lajmi i pesëvjeçarit sirian, përlot gazetaren e CNN gjatë transmetimit live (Video)
Lexo po ashtu Lajmi i pesëvjeçarit sirian, përlot gazetaren e CNN gjatë transmetimit live (Video)

Pamjet tronditëse të 5 vjeçarit sirian, ulur në sediljen e pasme të një ambulance treguan edhe një herë tmerret që po përjetojnë fëmijët në Siri, transmeton syri.

Një ditë më parë OKB i kërkoi Rusisë një armëpushim 48 orësh, në mënyrë që taks forcat humanitare të furnizojnë popullin, veçanërisht kryeqytetin Alepo me ushqime dhe ilaçe. Po ashtu edhe BE kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të bombardimeve.

Rusia nga ana tjetër u shpreh e gatshme për armëpushim gjatë javës që vjen.