LAJMI I FUNDIT:

Shefqet Krasniqi ende nën hetime (Dokument)

Shefqet Krasniqi ende nën hetime (Dokument)

Hetimet ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqit, i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, ende nuk kanë pushuar.

Krasniqi vazhdon të jetë nën hetime dhe shpejt mund të përballen me aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton ‘zeri.info”.

Siç mëson portali, Shefqet Krasniqit do të vazhdojë të mbetet nën hetime edhe për gjashtë muaj të tjerë. Përveç Krasniqit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur hetime edhe për pesë imam të tjerë.


Ndryshe, tashmë janë bërë dy vite që kur Policia e Kosovës pati arrestuar dy herë radhazi Imamin Shefqet Krasniqin, me pretendimin se e kanë cenuar rendin kushtetues, përmes nxitjes së urrejtjes ndërfetare dhe ekstremizmit islam.

Në arrestimin e parë ai u la i lirë pasi u mor në pyetje nga prokuroria. Ndërsa herën e dytë atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditës. Më pas atij iu caktua masa e arrestit shtëpiak.

Aksioni i Policisë së Kosovës i cili u përcoll me një varg bastisjesh në disa objekte të ndryshme në disa lokacione në Republikën e Kosovës, rezultoi edhe me të arrestuar tjerë, si të dyshuar për veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik”. /Zëri/
shk1
shk2
shk3
shk4
shk5