LAJMI I FUNDIT:

Reagon firma turke: Ne nuk e larguam portretin e Skënderbeut, ai as që ekzistonte në klasa

Reagon firma turke: Ne nuk e larguam portretin e Skënderbeut, ai as që ekzistonte në klasa

Agjencioni TIKA ka reaguar ndaj lajmit të publikuar për heqjen e portretit të Skënderbeut në klasat në shkollën fillore “Elena Gjika”, dhe vendosjen e orëve të murit me flamurin e Turqisë.

“Duke u bazuar në kërkesën të drejtuar nga shkolla Elena Gjika në Prishtinë, me anë të donacionit të Agjencisë sonë (TIKA) është realizuar renovimi dhe furnizimi me mobilje të disa nga klasave (dhoma mësimi) në shkollën Elena Gjika. Këto punime të renovimit dhe inventarizimit të gjërë janë kryer nga kompanitë Kosovare dhe nga puntorë shqiptarë Kosovarë.

Në përfundim të këtyre punimeve në vend se të vendosen tabela me mbishkrime ku përshkruhet se renovimi dhe inventarizimi i këtyre klasave janë bërë falë donacionit të Agjencisë sonë, ne vlersuam që do të ishte më e përshtatshme vendosja e orëve me mbishkrim e cila do të kishte edhe funkcionalitet dhe për dobi të nxënësve dhe mësimdhënësve.Në këto orë është vendosur stema (logo) e institucionit tonë e cila përfshinë edhe hënën dhe yllin pjesë të cilat përfshihen edhe në flamurin e Turqisë”, thuhet në reagim.


TIKA më tej ka theksuar se në këto klasa, assesi që bëhet fjalë për largimin e qëllimshëm të portretit të Skënderbeut.

“Në anën tjetër duhet të theksohet se para fillimit të punimeve në këto klasa as që ekzistonte portreti i Skënderbeut.

Duke pasur një gjendje reale dhe shumë të qartë siq është theksuar më lartë dhe duke e marrë parasysh deklaratat për opinionin dhënë për mediat nga ana e drejtorit të shkollës Z. Vitia si dhe pa u marrë asnjë informatë të drejtëpërdrejtë nga TIKA janë prodhuar lajme si “TIKA ka larguar portretin e Skënderbeut dhe ka vendosur flamurin Turk”.Andaj ne shumë ashpër dënojmë dhe denoncojmë lajme të tilla të pabazuara dhe qëllim keqe që nuk përputhen assesi me parimet e gazetarisë dhe vlerat morale”, thuhet më tej në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori