Arsyet e rrëmbimit të 16 njerëzve nga një resort turistik në Meksikë nuk janë më mister, pasi autoritetet bënë me dije se mes të rrëmbyerve ishte djali i super trafikantit të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman.
Pamje të siguruara nga kamerat e sigurisë janë bërë publike pak orë pas rrëmbimit të Jesus Alfredo Guzman, 29 vjeç, i cili ishte një prej 6 anëtarëve të kartelit Sinaloa që u rrëmbyen nga banda rivale Brezi i Ri i Xhaliskos në resortin turistik të Puerto Vallartas.
Babai i tij, tashmë në burg, përcjell TCH, udhëhoqi kartelin Sinaloa prej vitesh dhe besohet se Jesus Guzman është një prej anëtarëve kryesorë të tij. Edhe ky i fundit kërkohet nga SHBA.
Gjashtë anëtarët e Sinaloas u rrëmbyen bashkë me njerëz të tjerë në një restorant në Puerto Vallarta dhe fillimisht autoritetet nuk dinin arsyet e këtij gjesti.
Por, zbulimi se mes të rrëmbyerve ishte Jesus Guzman duket se nxorri në dritë arsyet.
Nuk dihet me siguri, por mediat raportojnë se mes të rrëmbyerve mund të jetë edhe një djalë tjetër i Guzmanit, Ivan Guzman.
Sipas policisë, viktimat e rrëmbimit kishin mbërritur në Puerto Vallarta nga zona të ndryshme të Meksikës për të festuar.
Ekspertët ndërkohë paralajmërojnë se ky rrëmbim mund të ashpërsojë luftën mes dy karteleve të drogës, që prej kohësh përballen për kontrollin e rrugëve të drogës në bregdetin e Paqësorit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JKR04jB_0xw
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251