Liqeni artificial i tipit rrjedhës në Suhadoll të Mitrovicës, i cili përfundon sivjet, do të jetë pikë turistike në Kosovë, ku kosovarët mund të kryejnë pushimet pa pasur nevojë të shkojnë në bregdet. Pushuesit do të kenë mundësi t’i shijojnë plazhet, pushimoret, shëtitoret, madje edhe restorante e kafene, ndërsa do të riaktualizohet edhe sporti i lundrimit. Vlera e projektit është 4,5 milionë euro
Deri në fund të këtij viti do të përfundojë ndërtimi i liqenit artificial në Suhadoll të Mitrovicës, i cili me një infrastrukturë të rregulluar mirë do të ofrojë pamje jashtëzakonisht të bukur, ndërsa njëkohësisht do të jetë pikë turistike që do të tërheqë numër të madh të vizitorëve.
Hartuesit e projektit, i cili ka koston prej 4.5 milionë eurosh, kanë siguruar se pushuesit kosovarë, nga vera e ardhshme mund të shijojnë plazhet, pushimoret, shëtitoret, madje edhe restorantet e kafenetë, ndërkohë që do riaktualizohet edhe sporti i lundrimit, i cili dikur ishte një prej sporteve kryesore në qytetin buzë Ibrit, shkruan sot gazeta “Zëri“.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka takuar përfaqësuesit e kompanisë “Bajraktari”, e cila kryen punimet, si dhe ata të kompanisë “AlbArchitect” që mbikëqyr realizimin e projektit, ka thënë se ndërtimi i liqenit akumulues artificial në Suhadoll të Mitrovicës, përgjatë lumit Ibër, ka rëndësi të veçantë për turizmin në Mitrovicë.
“Kemi të bëjmë me një projekt shumë të rëndësishëm, një prej projekteve më të mëdha që realizohet në Mitrovicë. Mitrovicasit shpesh e kanë shfrytëzuar lumin Ibër, përkundër ujit të ftohtë, si përgatitje për verime në det, ndërsa veçanërisht është shfrytëzuar nga qytetarët që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë e të pushojnë në bregdet. Lumi ofron mundësi shumë të mira, por tani me ndërtimin e liqenit akumulues rrjedhës dhe të plazheve, të pushimoreve e shëtitoreve, qytetarët mitrovicas, por edhe ata të komunave të rajonit të Mitrovicës e të Kosovës do të kenë kushte jashtëzakonisht të mira për të pushuar, për t’u freskuar gjatë ditëve të verës dhe për të bërë plazh, pa shpenzuar shumë buxhetin familjar”, ka vlerësuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova