LAJMI I FUNDIT:

Këto janë kreacionet e reja mahnitëse nga Lena Hoxha (Foto)

Këto janë kreacionet e reja mahnitëse nga Lena Hoxha (Foto)

Kreatorja Lena Hoxha është fryma e re e veshjeve trendy në Kosovë. Ajo tash e një kohë realizon kreacionet në studion e saj të re “Look @ me”, duke bërë që veshjet e saj të marrin vëmendjen e pasqyruar me fjalët “Më shiko mua”.

Pas brendit mjaft të suksesshëm që ajo solli në mars të këtij viti, tashmë Lena vjen me koleksionin e saj të ri.

Kësaj radhe kreatorja është fokusuar tek fustanet e gjata, por të kombinuar me jelekë të ndryshëm në pjesën e sipërme, duke nxjerrë në pah edhe sensualitetin e femrës.


Në koleksionin e ri dominon më shumë ngjyra e zezë, por që kombinohet mjaft mirë me materiale që kanë shkëlqim.

Kreacionet kanë marrë vëmendjen e duhur, dhe janë promovuar me elegancë, nga modelja e njohur Arta Nitaj./Telegrafi/

lena2

lena3

lena1

lena4