LAJMI I FUNDIT:

Intel marrëveshje me ARM, për procesorët e telefonave të mençur

Intel marrëveshje me ARM, për procesorët e telefonave të mençur

Intel është duke përforcuar kapacitetin prodhues duke tentuar të hyjë në tregun e telefonave të mençur.

Sipas një raporti nga Bloomberg, kompania ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë ARM, të njohur për famën në tregun e telefonave të mençur.


Me këtë licensë, Intel tani mund të prodhojë procesorë për Apple, Qualcomm dhe Samsung. Kjo marrëveshje i jep Intelit një shtytje të duhur në hapësirën e telefonave.

Marrëveshja me ARM poashtu i hap dyer Intelit në tregun e pajisjeve të realitetit virtual.

Në këtë mënyrë, kompania do të përfitoj të hyra të mëdha përderisa përdoruesit e pajisjeve teknologjike do të përfitojnë procesorë më të mirë.

ARM së fundmi është blerë nga kompania japoneze Softbank për 32 milionë dollarë.