LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari dhuron 250 mijë euro truall, në plane një xhami për Paskuqanin!

Shqiptari dhuron 250 mijë euro truall, në plane një xhami për Paskuqanin!

Prej ditës së sotme, Myftinia e Tiranës është bërë pronare e një trualli prej 1400 metër katrorë në Paskuqan, dhuratë kjo nga një besimtar mysliman.

Dhuruesi siç zbulohet dhe nga komentet e besimtarëve që shkëmbejnë me kreun e Myftinisë së Tiranës, Ylli Gurra, i cili bëri me dije dhe lajmin, është një besimtar nga Kalaja e Dodës, i cili e bleu dhe e dhuroi tokën.

Vlera e truallit është 250 mijë euro dhe është dhuruar pa kushte, në shërbim të besimtarëve qoftë për të ndërtuar apo për investim.


Vetë Gurra thotë se në plane është ndërtimi i një xhamie në Paskuqan për besimtarët. /oranews/

paskuqan