LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet banda e grabitësve të plazhit në Himarë e Sarandë

Shkatërrohet banda e grabitësve të plazhit në Himarë e Sarandë

Shtatë persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Planifikimi”. Shtetasit e vënë në pranga akuzohen për një seri vjedhjesh përgjatë vijës bregdetare Himarë-Sarandë.

Të arrestuarit janë:

1- Jurgen Balliu, 21 vjeç, banues në Bulqizë.


2- Andrea Miha, 24 vjeç, banues në Bulqizë.

3- Ertigen Alla, 19 vjeç, banues në Bulqizë.

4- Algert Disha, 20 vjeç, banues në Bulqizë.

5- Hasan Toska, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.

6- G.D., 16 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.

7- Edmond Abazi, 28 vjeç, banues në Sarandë.

Shtetasi Edmond Abazi njihej gjithashtu me pseudonimin “Monçja”, pasi duke qenë njohës i mirë i terrenit, mundësonte gjetjen e banesave dhe orientonte grupin për të kryer vjedhjet dhe shitjen e sendeve të vjedhura.

Shtetasit e arrestuar kanë kryer 20 vjedhje të dokumentuara, duke hapur me forcë banesat e plazhit dhe konkretisht duke përfituar momentin kur pushuesit largoheshin nga banesat e tyre të marra me qira. Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe 15 vjedhje të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.