Simon Upton
Ndotja e ajrit merr vite nga jetët e njerëzve. Ajo shkakton dhimbje dhe vuajtje, te të rriturit dhe te fëmijët. Dhe ajo dëmton prodhimin e ushqimit, në një kohë kur duhet të ushqejmë më shumë njerëz se kurrë. Kjo nuk është vetëm një problem ekonomik; është edhe çështje morali.
Ndotja e ajrit mund të prodhohet si brenda edhe jashtë. Për familjet më të varfra, smogu i brendshëm nga qymyri është zakonisht problemi më serioz. Teksa ekonomitë zhvillohen dhe fillojnë të bëhen më elektrike, të motorizuara dhe të urbanizuara, ndotja e ajrit nga jashtë bëhet çështje edhe më e madhe.
Teknologjitë më të pastra janë të disponueshme, me potencialin për të përmirësuar të cilësinë e ajrit ndjeshëm. Por politikëbërësit priren të përqendrohen ngushtësisht te kostot e veprimit, në vend të kostove të mosveprimit. Me zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kërkesës për energji që pritet të nxisë një shtim të çlirimit të gazeve që ndotin ajrin dhe që shtojnë me shpejtësi përqendrimet e grimcave atmosferike të materies (PM) dhe ozonit në dekadat e ardhshme, kjo qasje është e papranueshme.
Një raport i ri i OSBE, Pasojat Ekonomike të Ndotjes së Jashtme të Ajrit, vlerëson se ndotja nga jashtë e ajrit do të shkaktojë 6-9 milionë vdekje të parakohshme në vit deri në vitin 2060, krahasuar me tre milionë në vitin 2010. Kjo është e barasvlershme me vdekjen e një personi çdo 4-5 sekonda. Më shumë se 200 milionë njerëz do të vdesin para kohe në 45 vitet e ardhshme si pasojë e ndotjes së ajrit.
Do të ketë gjithashtu më tepër sëmundje të lidhura me ndotjen. Rastet e reja të bronkitit te fëmijët e moshës 6-12 vjeçare parashikohet të rriten në 36 milionë në vit deri në vitin 2060 nga 12 milionë sot. Për të rriturit, parashikojmë 10 milionë raste të reja në vit deri në 2060, nga 3.5 milionë që janë sot. Fëmijët gjithashtu po preken gjithnjë e më shumë nga astma. E gjitha kjo do të përkthehet në më tepër shtrime në spital për shkak të ndotjes, që projektohet të rriten në 11 milionë raste deri në 2060, nga 3.6 milionë në 2010.
Këto probleme shëndetësore do të përqendrohen në zonat dendësi popullate me përqendrime të larta PM, veçanërisht në qytete në Kinë dhe Indi. Në terma për frymë, vdekshmëria pritet gjithashtu të arrijë nivele të larta në Europën Lindore, rajonin kaukazian dhe pjesë të tjera të Azisë, si Koreja e Jugut, ku popullatat në plakje janë shumë të prekshme nga ndotja e ajrit.
Ndikimi i ndotjes së ajrit diskutohet shpesh në terma dollarësh. Deri në 2060, 3.75 miliardë ditë punë në vit do të humben për shkak të efekteve negative të ajrit të ndotur – atë që ekonomistët e quajnë “pasojat e sëmundjes”. Ndikimi direkt në treg nga kjo ndotje në terma të prodhimit të ulët të punëtorëve, shpenzimeve më të mëdha shëndetësore dhe më pak të korra, mund ta kalojnë 1% të PBB-së ose 2.6 trilionë dollarë në vit deri në 2060.
Sado të mëdha që të jenë, megjithatë, shifrat në dollar nuk reflektojnë kostot e vërteta të ndotjes së ajrit. Vdekjet e parakohshme nga thithja e grimcave të vogla dhe gazeve toksike, si dhe dhimbja dhe vuajtja nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe ato kardiovaskulare, nuk kanë një çmim tregu. Po kështu nuk mund të vlerësohet as eksperienca e thithjes së vazhdueshme të ajrit të ndotur apo detyrimi i fëmijës që të veshë një maskë goje ndërsa luan jashtë. Këto barra peshojnë më tepër mbi njerëzit se çdo çmim tjetër.
E vërteta mbetet ajo që politikëbërësit priren t’i përgjigjen më tepër shifrave sesa eksperiencave abstrakte. Ndaj OSBE ekzaminoi një pafundësi studimesh ekonomike mbi ndotjen e ajrit për të llogaritur se sa vlen shëndeti i njeriut për to.
Mesatarisht, individët ishin të gatshëm të paguanin rreth 30 dollarë për të pakësuar rrezikun e tyre vjetor të vdekjes së parakohshme nga një në 100,000. Duke përdorur teknika të sigurta, shifrat e atyre “që ishin të gatshëm të paguanin”, u konvertuan në një vlerë të përgjithshme të vdekjeve të parakohshme shkaktuar nga ndotja e ajrit, siç ilustrohet, për shembull, në Vlerësimin e Rrezikut të Vdekshmërisë në Politikat Mjedisore, të Shëndetit dhe Transportit të OSBE.
Sipas kësaj matjeje, kosto globale e vdekjeve të parakohshme shkaktuar nga ndotja e jashtme e ajrit do të arrinte në 18-25 trilionë në vit deri në vitin 2060. Mund të argumentohet se këto nuk janë para të “vërteta”, pasi kostot nuk lidhen me asnjë transaksion tregu. Por kjo reflekton vlerën e njerëzve në përditshmërinë e tyre – dhe vlera me të cilën ata duhet të llogariten në politika që do të ndihmonin vonimin e vdekjes së tyre.
Është koha që qeveritë të ndalojnë grindjet rreth kostove të përpjekjeve për të kufizuar ndotjen nga ajri dhe të fillojnë të shqetësohen rreth kostove më të mëdha që vijnë prej lejimit të vazhdimit të ndotjes pa kontroll. Jetët e qytetarëve janë në duart e tyre. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk