LAJMI I FUNDIT:

Pamjet tronditëse: Zbardhet vrasja monstruoze, 65 vjeçari e torturoi Jonidën para vrasjes (Foto,+18)

Pamjet tronditëse: Zbardhet vrasja monstruoze, 65 vjeçari e torturoi Jonidën para vrasjes (Foto,+18)

Sokrat Shani 65 vjeç, në njërën prej letrave para se të vetëvritej merrte përsipër vrasjen e të dashurës së tij, Jonida Çanakut, duke shpjeguar se gjithçka e kishte kryer në gjendje të tronditjes psiqike.

Funerali i “turpit”, vetëm 25 vetë e përcollën Jonidën
Lexo po ashtu Funerali i “turpit”, vetëm 25 vetë e përcollën Jonidën

Televizioni Klan hedh dritë mbi mënyrën sesi ai e vrau 29-vjeçaren, duke sjellë edhe foto nga vendngjarja.

Burime zyrtare nga grupi hetimor, bëjnë me dije se vajza është dhunuar dhe torturuar para se të jepte shpirt, në dhomën e gjumit të apartamentit të motrës së autorit, në Golem.


Siç tregojnë këto foto, vajza është gjetur lakuriq, e shtrirë në krevatin dopio, lidhur me fasheta në pjesën e këmbëve dhe në duar.

Vërehen shenja të dukshme hematomash të shkaktuara nga goditjet, kryesisht në pjesën e kraharorit, ku në shpatullën e majtë dëmtimi është më i theksuar.

Në kokë 65-vjeçari i kishte vendosur në formë laku, një spango ngjyrë të verdhë, me të cilën e ka shtrënguar nga pjesa poshtë mjekrës, deri në pjesën e sipërme të kokës, që të mos rënkonte nga dhimbjet.

x1

Sipas mjekëve ligjorë, dyshohet se viktima pasi është lidhur dhe i është vënë spango në fyt është goditur sërish nga ana e 65-vjeçarit, duke e torturuar. Ajo ndërroi jetë pas gjakderdhjes, nga tortura dhe dhuna.

Fytyra e kufomës është gjetur e enjtur, që dyshohet të jetë shkaktuar sipas mjekëve, nga dhuna dhe zënia e frymës.

Grilat e dhomës së gjumit ku është gjetur vajza, kanë qenë të mbyllura plotësisht, ndërsa në njërën prej komodinave është gjetur një varëse me rruaza të Jonidës, dhe një shishe uji pjesërisht e mbushur.

Sokrat Shani pas ngjarjes në Golem është kthyer mëngjesin e së hënës rreth orës dy në banesën e tij në Krutje dhe pas tre orësh sipas policisë, pasi ka shkruar dhe tre letrat që sqaronin të gjithë dinamikën, ka kryer vetëvrasje me pistoletë.

Dy personat kishin një lidhje intime prej tre vitesh, fakt ky i pohuar dhe nga familjarët e vajzës dhe motiv i ngjarjes paraprakisht dyshohet të ketë qenë debati i lindur për vijimin e marrëdhënies mes tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Lajme
Kalo në kategori