Një ditë pas heqjes së barrikadës dhe fillimit të punimeve për rivitalizimin e urës së Ibrit në qytetin e Mitrovicës, shumica e qytetarëve nga të dyja pjesët e këtij qyteti u shprehën optimistë, duke thënë se kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në përmirësimin e raporteve mes dy nacionaliteteve.
Një ditë pas heqjes së barrikadës dhe fillimit të punimeve për rivitalizimin e urës së Ibrit në qytetin e Mitrovicës, shumica e qytetarëve nga të dyja pjesët e këtij qyteti u shprehën optimistë, duke thënë se kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në përmirësimin e raporteve mes dy nacionaliteteve.
Sipas tyre, ura e Ibrit tash e tutje do të jetë simbol i bashkimit të njerëzve, ndërsa apeluan tek institucionet që të punojnë më shumë në kthimin e shqiptarëve në atë pjesë të vendit.
Bashkim Cimili, përfaqësues i shqiptarëve të veriut në Kuvendin Komunal të Mitrovicës veriore, duke përshëndetur fillimin e punimeve, tha se edhe ura e Ibrit sikurse urat tjera gjithandej nëpër botë, do të simbolizojë bashkimin e qytetarëve.
“Ne përshëndesim fillimin e punimeve për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër…Shpresoj se kjo do të ndikojë pozitivisht në raportet mes shqiptarëve dhe serbëve. Do të thotë çdo urë në botë i bashkon njerëzit dhe tash e tutje edhe kjo urë do të jetë simbol i bashkimit të njerëzve”, ka thënë Cimili.
Një zonjë me emrin Vahide e cila jeton që 42 vite në veri të Mitrovicës, theksoi se jeta për shqiptarët në veri është jashtëzakonisht e vështirë, por që duhet treguar më shumë mirësjellje,urtësi e mençuri, për të depërtuar në atë pjesë, ngase siç tha ajo, edhe ajo pjesë është e shqiptarëve.
“Këndej është shumë vështirë, e ne duhet të jemi më të edukuar që më ia bë vetes vendin me dalë në çdo vend tonin. Kjo është e jona… Ne të vetëdijësohemi ne vetë, të jemi më të butë, më të edukuar dhe më të urtë…Ky është vendi ynë, nëse ne nuk mendojmë për vendin tonë, atëherë kush mendon për neve”, tha ajo.
Edhe bashkëshorti i saj tha se pret përmirësim të situatës tash e tutje, por që duhet edhe pak kohë.
Ai ka potencuar që institucionet e vendit duhet të punojnë më shumë për kthimin e shqiptarëve në atë pjesë.
“Besoj se bëhet mirë…Akoma ka kohë për përmirësimin e raporteve, por me kohë besoj se bëhet mirë…Vetëm njerëzit tonë ne të punojnë më tepër”, theksoi ai.
Ndërkaq, Mirko Radojeviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, u shpreh i lumtur për heqjen e barrikadës dhe rivitalizimin e urës, duke thënë se mezi s’po pret përfundimin e këtyre punimeve.
Sipas tij, shqiptarët dhe serbët duhet të jetojnë pranë njëri-tjetrit, ndërsa tha se ky proces do të ndikojë 100 për qind në përmirësimin e raporteve mes tyre.
“Mezi s’po pres të përfundojnë punimet…Ne duhet të jetojmë me njëri tjetrin, deshëm apo s’e deshëm këtë. Politikanët janë diçka tjetër, ne që i takojmë botës së thjeshtë, mezi s’po presim…Unë shpresoj 100 për qind në përmirësimin e raporteve mes shqiptarëve dhe sebëve”, u shpreh Radojeviq.
Një qytetar tjetër serb që nuk deshi ta tregojë emrin e tij, ka falënderuar Zotin që punimet mbi urë kanë filluar.
Ai bëri të ditur se tani raportet mes shqiptarëve dhe serbëve do të ndryshojnë 100 për qind për të mirë.
“Faleminderit Zotit që po punohet gjithandej. Tani njerëzit po lëvizin dhe gjithçka është mirë…Raportet mes njerëzve do të përmirësohen 100 për qind. Njerëzit kanë filluar veç të shkojnë mirë mes vete, të kuptohen më mirë”, tha ai.
Në anën tjetër, Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës për të pagjeturit ‘Zëri i prindërve’ në Mitrovicë, ka shprehur dyshimet e tij për përmirësimin e raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve, edhe pas fillimit të rivitalizimit të urës së Ibrit.
Sipas tij, është e pakuptimtë që edhe pas 17 vite pas luftës, duhet lutur serbët për heqjen e barrikadave brenda territorit të Kosovës.
“Pas 17 viteve heqim barrkadat rreth Mitrovicës, ndërsa themi se jemi të çliruar. Të mjerët ne që ende i lusim serbët për me na i heq barrikadat në territorin e Republikës së Kosovës… Lavdërohemi heqim dy kolica zallë prej urës në qendër të Mitrovicës… Serbët akoma nuk e pranojnë Kosovën republikë…Ata nuk na pranojnë brenda në Kosovë, kur do ta bëjnë, 17 vjet hasëm pas çlirimit, 17 vjet pas krimeve që kanë bërë, tash i lusim me na hjek dy kolica zallë prej qendrës të urës… Të gjitha këto gjenerata të cilat i kemi parë krimet dhe na i kanë marrë bebet nga prehri dhe nuk kanë kërkuar falje pas 17 vjetëve, mirë me serbë kurrë s’ka me u bë”, ka thënë Çerkini.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!