N.S., qytetare nga Prishtina, i janë dashur gjashtë vite t’i marrë paratë si dëmshpërblim nga aksidenti që pësoj me veturë në vitin 2011. Me gjithë vendimin final të gjykatës dhe për me tepër, kur lënda kishte shkuar edhe në ekzekutim, kompania e sigurimit kishte vonuar pagesën për muaj të tërë.
Por kjo nuk ishte e tëra. Krahas vonesave dhe malltretimeve në realizimin e të drejtës se saj, N.S, më vone kishte kuptuar se asaj i ishte bërë e padrejtë edhe nga gjykata në rastin e aplikimit të kamatës ndaj kompanisë për vonesë në realizimin e pagesës, shkruan Gazeta Fjala.
Në rastin e saj gjyqtari kishte aplikuar kamat prej 3.5 për qind. Ndërkohë, Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve në Kosovë e specifikon qartë se në rastet kur palët nuk i kryejnë obligimet me kohë, atëherë aplikohet kamata prej tetë për qind.
“Vetëm me vonë e kemi kuptuar se na është bërë e padrejtë me rastin e aplikimit të kamatës”, rrëfen N.S. për Gazetën Fjala maltretimet dhe mashtrimet që iu bënë.
Raste si këto në Kosovë, kur qytetarët janë mashtruar nga kompanitë dhe gjyqtarët ka më bollëk. Ekspertët dhe njohësit e fushës thonë se posaçërisht institucionet publike e kanë shfrytëzuar këtë amulli këto vite duke i mashtruar qytetarët.
“Bashkëpunimi” i institucioneve në dallavere
Këtë gjendje e konstaton edhe raporti “Pagesat e Vonuara dhe Përmbarimi i Kërkesave”.
Sipas Ardi Shita, jurist i cili ka punuar në këtë hulumtim, pagesat e vonuara janë çështje aktuale pothuajse që 17 vite. Si pasojë, janë diku 200 mijë lëndë konteste ekonomike të patrajtuara nëpër gjykata me një vlerë monetare prej 200 milionë euro.
“Gjykatat shumë shpesh kanë anuluar dispozita kontraktuale që kanë përcaktuar kamat vonesën, për shkak se kanë qenë të dizajnuara si kamat ndëshkuese dhe si të tilla gjykatat i kanë shpallur të pa pranueshme”, ka thënë Shita për Gazetën Fjala.
Madje, në raste të caktuara ai thotë se gjyqtarët, në mungesë të njohurive, kamatën prej tetë për qind që është me ligj, e kanë trajtuar si fajde, duke e vendosur lartësinë e saj sipas qejfit të tyre.
E gjithë kjo ka shkuar në favor të kompanive dhe institucioneve duke i dëmtuar qytetarët.
Me Ligjin e ri kamat-vonesa arrin 18 për qind
Sa i përket kamat-vonesës, problem në Kosovë sipas Shitës është Ligji për marrëdhëniet detyrimore, i cili nuk e specifikon saktë kamat-vonesën.
Por tashmë kjo çështje është rregulluar me hyrjen në fuqi të Ligji për kamat-vonesën.
Ai tregon se Ligji i ri thotë se “kamat-vonesa është 8 për qind, shto këtu edhe kamatën referencë”, shkruan Gazeta Fjala. Ajo që është e rëndësishme rreth këtij ligji është se aplikohet si ndaj sektorit publik dhe atij privat.
Në bazë të këtij ligji, pala e dëmtuar ka mundësi që ta faturoj kamat-vonesën dhe e drejta e tij pastaj realizohet menjëherë përmes përmbaruesit privat.
“Kur kombinohen të dyja i bie që kamata vjetore për vonesa në pagesë ka me qenë prej 15 deri në 18 për qind”, ka thënë ai, duke shtuar se me hyrjen në fuqi të këtij Ligji do të rregullohet në tërësi çështja e vonesave në pagesa, pasi kamata e lartë do t’i dekurajonte palët që të bëjnë vonesa të paarsyeshme.
Sipas tij, në rregullimin e çështjes se pagesave, se fundi ka ndikuar mjaft edhe hyrja në fuqi e Ligjit për përmbaruesit privat. Ndonëse janë vetëm dhjetëra përmbarues privat në tërë territorin e Kosovës, ata kanë arritur që për një vit t’i ekzekutojnë pagesa në vlerë prej 45 milionë euro. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
IPKO mbështet Kopshtin SOS, duke krijuar një ambient më të ngrohtë dhe të qëndrueshëm për fëmijët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?