LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen në mes të rrugës, cisterna që transportonte ujëra të zeza (Video)

Shpërthen në mes të rrugës, cisterna që transportonte ujëra të zeza (Video)

Në një rrugë të mbushur me vetura, në Moskë të Rusisë, ka shpërthyer cisterna që ishte duke transportuar ujëra të zeza.

Udhëtarët që ishin në një automobil më larg, e kanë filmuar këtë moment si dhe zbrazjen e lëngut me ngjyrë të zezë, transmeton Telegrafi.


Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar eksplodimin, që e ka spërkatur autobusin që kishte anash, si dhe makinat në afërsi, për të mbushur më pas rrugën me ujin e ndotur.

Në videon e postuar më poshtë, shihet momenti kritik të cilin askush nuk do të donte ta përjetonte. /Telegrafi/