LAJMI I FUNDIT:

Grabovci: Ku ekziston të menduarit, ekziston edhe të gabuarit, por gabimi mundëson zhvillimin!

Grabovci: Ku ekziston të menduarit, ekziston edhe të gabuarit, por gabimi mundëson zhvillimin!

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci – protagonist i skandalit “Pronto II”- e ka shfrytëzuar një foto të realizuar para 25 viteve, te Verrat e Llukës në kohën kur ishin bërë pajtimet e gjaqeve, për të folur për gabimet e njerëzve.

“Urojmë që të rrugëtojmë mençurisht duke e mbajtur të freskët kujtesën tonë sepse harresa ia humbet kuptimin faljes. Kudo ku ekziston të menduarit, ekziston edhe të gabuarit, por gabimi i mundëson qenies njerëzore të zhvillohet në fushën e mendimit”, ka shkruar Grabovci. “Duke vazhduar rrugëtimin tonë (në politikë dhe çdo dimension tjetër), na ndihmoni të gabojmë sa më pak dhe njëherazi gabimet t’i kthejmë në suksese që historia jonë të jetë jo vetëm mësim por edhe përmbushje e shpirtit njerëzor”.


Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.