LAJMI I FUNDIT:

Smajlaj i 21-ti në “Rio 2016”

Smajlaj i 21-ti në “Rio 2016”

Shqiptari Izmir Smajlaj renditet i 21-të në olimpiadën e Rios në kërcim së gjati.

Shkodrani 23-vjeçar kërceu 7 metra e 72 centimetra në garat kualifikuese, më pak nga rekordi kombëtar 8 metra e 3 centimetra, që mbahet nga vetë ai.

Përfundon këtu aventura e Smajlajt në këto lojëra olimpike, i renditur i 21 duke lënë pas vetes 11 sportistë të tjerë. 12 të parët në këto kualifikuese kaluan në turin tjetër, ndërkohë që i pari në prova ishte kinezi Jianan Vang me 8 metra e 24 centimetra, i ndjekur nga amerikani Xhef Henderson dhe uruguiani Lassa.