LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë bien, po jo edhe ministri i përjetshëm: Biberi i qeverive serbe, Rasim Laj(i)çi!

Të gjithë bien, po jo edhe ministri i përjetshëm: Biberi i qeverive serbe, Rasim Laj(i)çi!

Ata që e përcjellin sadopak politikën e Serbisë, nuk e kanë të vështirë të vërejnë se në çdo qeveri të saj post ministror ka Rasim Lajiqi. Kështu, edhe në Qeverinë e re serbe, që u formua këtë javë, ai merr postin e ministrit të Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit

Ministri me “profesion” nga Sanxhaku, “biberi” i çdo Qeverie serbe (siç njihet në mediat e Serbisë), u lind më 28 janar të vitit 1964, në Novi Pazar, ku e përfundoi shkollën fillore dhe të mesme (nga mbiemri shihet që ka origjinë shqiptare -mbiemër rugovas, Lajçi – si shumica në atë territor). Fakultetin e Mjekësisë e mbaroi në Sarajevë, ndërsa në vitet 1989-2000 punonte si gazetar për javore e ditore të shumta në territoret e ish-Jugosllavisë.

Ai ka shkruar dikur për gazetën sarajevase “Muslimanski glas” (Zëri mysliman), si dhe për Javoren Politike Shqiptare “Zëri”, ku shquhen për qëndrime ndryshe nga sot. Gjatë studimeve ka takuar rastësisht Alia Izetbegoviqin, themeluesin dhe kryetarin e Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) i cili nga ai ta formojë degën e partisë në Sanxhak. Lajiçi dështon në këtë, por tek Sulejman Uglanini e gjeti njeriun e duhur. Lajiçi u bë Sekretar i Përgjithshëm i SDA-së për Sanxhakun, transmeton Telegrafi.


Që nga viti 1994 ishte kryetari i Koalicionit Sanxhaku, i cili në vitin 2000 ishte riemëruar si Partia Demokratike e Sanxhakut. Nga këtu, ndryshon qasja e tij. Në dhjetor 2009 e themeloi Partinë Socialdemokrate të Serbisë, të cilën e udhëheq.

Pas protestave të tetorit 2000 në Beograd, kur protestuesit e detyruan presidentin e atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviq, të pranojë humbjen në zgjedhje, Lajiçi u zgjodh ministër për Komunitete Etnike në Qeverinë e asaj Jugosllavie, ndërsa ishte edhe nënkryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në mars 2003 u zgjodh ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Këshillin e Ministrave të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe paralelisht me funksionin ministror, në vitin 2006 ishte bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik me vendet arabe.

Që nga korriku 2004 ishte presidenti i Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, ndërsa nga korriku 2006 koordinatori për zbatimin e Planit të Veprimit për Përfundimin e Bashkëpunimit me këtë Tribunal. Megjithatë, për shkak të dështimit të arrestimit të Ratko Mlladiq, jep dorëheqje nga ky post në fund të vitit 2009, transmeton Telegrafi.

Funksionet ministrore nuk e kanë anashkaluar atë as më 2008 e deri më 2012 kur ishte ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.

Në zgjedhjet e vitit 2012, partia e tij ishte në listën e Partisë Demokratike, por gjatë formimit të Qeverisë së koalicionit SNS-SPS-URS u bë zëvendëskryeministër dhe ministri i Tregtisë. Dy vjet më vonë u zgjodh zëvendëskryeministër dhe ministër i Turizmit dhe Telekomunikacionit, pozitë të cilën e rimerr gjatë javës.

Ministri i përjetshëm që pakkush e do në Sanxhak, thotë se po të mos ishte ai, Sanxhaku me shumicë myslimane do të bëhej Xhamahiri (sistem politik i Libisë në kohën e Gaddafit), se ai ka rritur kualitetin dhe besimin e popullit te shteti, për çka çmohet dhe po merr poste. Por, sekreti i suksesit të tij është i thjeshtë: asnjë Qeveri nuk mund të formohet pa partinë e tij, e cila kurrë si e pavarur nuk kalon pragun zgjedhur, por që gjithmonë del në zgjedhje me listën e partisë më të fortë – fitorja e së cilës parashikohet të arrihet në zgjedhje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Kalo në kategori