LAJMI I FUNDIT:

Las Vegasi, toka e premtuar e mafies

Las Vegasi, toka e premtuar e mafies

Të parët që kanë luajtur kumar në Las Vegas kanë qenë indianët Paiute, të cilët kishin populluar këtë zonë shumë kohë përpara se qyteti të ekzistonte. Kur mormonët guxuan të zbrisnin nga Utah në shekullin XIX në tentimin për t’i konvertuar këta indianë në fenë kristiane, u injoruan tërësisht nga paiutët, të cilët ishin më tepër të interesuar që të luanin një lloj ruleti të improvizuar me kocka dhe shkopinj të ngjyrosur. Paiutët dhe gangsterët e krimit të organizuar kënaqeshin tej mase duke jetuar në një organizatë të ngjashme me Las Vegasin e sotëm. I perceptuar si “Meka” e kumarit, Las Vegasi modern u ndërtua ekskluzivisht me paratë e mafies dhe të gangsterëve…

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Las Vegas nuk ishte asgjë më shumë se një fshat periferik i pluhurosur në mes të shkretëtirës ku mund të gjeje vetëm disa karburante, gjellëtore të pista dhe disa distributorë automatikë të vjetruar.

Shumë njerëz thonë se ka qenë Bugsy Siegel ai që e ka përfytyruar i pari atë vend si një mekë të shndritshme kumari. Faktet tregojnë se ky i fundit është nxitur nga Meyer Lansky, i cili në vitin 1941 e urdhëroi Bugsyn që të dërgonte një ndihmës të besuar, Moe Sedway, që të punonte në Las Vegas.


Në fillim Bugsy mendonte se kjo ishte një ide qesharake me të cilën nuk kishte kohë të merrej pasi ishte i zënë dhe i lumtur duke luajtur rolin e “playboy”-t në Hollywood, por Lansky vazhdoi të insistonte me të gjitha forcat e tij duke e ditur mirë se një vend me kumar të ligjshëm do të mund të ofronte fitime shumë herë më të mëdha dhe më pak dhimbje koke se sa kazinotë ilegale në çdo vend tjetër të botës.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Bugsy filloi ta kishte për zemër idenë e një Las Vegasi të shndritshëm. Entuziazmi i tij i madh i bindi të gjitha figurat mafioze që të investonin shuma stratosferike për të ndërtuar këtë qytet. Për Lanskyn kjo ishte koha më e volitshme për t’u tërhequr, pasi nëse ideja gjeniale do të dështonte, Siegel do të ishte ai që do të mbante mbi supe të gjithë tërbimin e mafies dhe nëse në të kundërt do të kishte sukses, Lansky do të dilte përsëri në skenë për të marë të gjithë meritën.

Me një fond prej më shumë se gjashtë milionë dollarësh të financuar nga mafia, Siegel ndërtoi Flamingonin që më pas u kthye në një tip busti monumental, pasi ishte i detyruar të hapej përpara se të rritej interesi publik. Bugsy kishte plane dhe dëshira të tjera. Ai vodhi shuma të mëdha nga paratë e ndërtimeve dhe kur mafia e zbuloi këtë gjë i dha një afat të shkurtër për t’i kthyer të gjitha këto para. E vetmja shpresë e Bugsyt ishte që Flamingo të kishte sukses dhe kur nuk pati, u vra menjëherë nga mafia.

Megjithatë, edhe pas vrasjes së Bugsyt, Las Vegasi vazhdoi të rritej dhe të merrte jetë. Tashmë që Lansky kishte marrë në dorë drejtimin e Flamingos, ky i fundit u bë një burim i pashtershëm deri në fund të vitit të tij të parë. Me rritjen e fitimeve dhe me famën e jashtëzakonshme që mori qyteti, mafia filloi ta pushtonte tërësisht. Zyrtarët e shtetit vendosën rregulla të rrepta për ta mbajtur mafien jashtë, por pa asnjë rezultat. Me anë të burimeve të duhura dhe me kapitalin e jashtëzakonshëm që kishte investuar, sindikata mafioze mori në dorë pushtetin. “Thunderbird” shumë shpejt u bë prona e vogël e Lanskyt edhe pse ai kishte copa të tjera torte në shumë vende e hotele të Las Vegasit. Hoteli “Desert Inn” ishte kryesisht i drejtuar nga Moe Dalitz dhe gangsterë të tjerë nga qyteti i Klivekandit.

“Sands” kontrollohej prapa skene nga Lansky, Joe Adonis, Frank Costello dhe Doc Stacher. Në drejtimin e kësaj pasurie gjigante u fut edhe aktori George Raft dhe këngëtarit Frank Sinatra iu shit një pjesë prej 9 për qind të aksioneve gjithashtu. Sinatra thuhej se kishte një aftësi të lindur biznesi, por siç tha më pas edhe Stacher: “Qëllimi i vetëm ishte që ai të performonte aty pasi në atë kohë ishte atraksioni më i madh në Las Vegas. Kur Frankie performonte, hoteli mbushej plot”. “Sahara” dhe “Riviera” kontrolloheshin kryesisht nga vëllezërit Fischetti, Tony Accardo dhe Sam Giancana, të cilët ishin gjithashtu drejtuesit e Chicago Outfit. “The Dunes” ishte një minierë ari për Raymond Patriarca, kryemafiozi i Anglisë.

Në kohën kur “Stardust” ishte duke u ndërtuar, Dalitz filloi të ankohej dhe të kërcënonte se do të tërhiqte fondet e tij nga “Desert Inn”. Dalitz dukej se ishte gati për t’i zgjidhur problemet e tij në të njëjtën mënyrë që zgjidheshin problemet në kohën e luftrave të kontrabandës, por Lansky sugjeroi që të bënin një mbledhje për t’i sheshuar të gjitha kontradiktat. Ai që do të përfaqësonte interesat e “Stardust” ishte gangsteri Tony Cornero, një nga operatorët kryesorë të kumarit në Kaliforni gjatë periudhës para Luftës, ndërkohë që Dalitz dhe krahu i tij i djathtë, Morris Kleinman, do të përfaqësonin “Desert Inn”. Në mbledhje mori pjesë edhe Longy Zuillman, i cili fluturoi nga New Jersey ekskluzivisht për këtë mbledhje. U vendos një marrëveshje dypalëshe në mënyrë që çdo grup të kishte interesa të ndërthurura në hotelet e njëri-tjetrit dhe kur avokatët më në fund arritën ta mbyllnin këtë çështje, askush nuk arrinte të përcaktonte me saktësi se kush zotëronte dhe çfarë.

Kur Frank Costello u vra me armë zjarri në vitin 1957, policia gjeti një çek në xhepin e palltos së tij që i përkiste llogarisë së hotelit “Tropicana” për një periudhë 24-ditore. Kjo ishte për Bordin e Kontrollit të Lojërave të Fatit në Nevada një provë evidente se Costello dhe partneri i tij i hershëm, Dandy Phil Kastel, ishin pronarët kryesorë të hotelit “Tropicana”.

Caesar’s Palace gjithashtu ishte një çështje më vete. Dekori dhe arkitektura e tij revokon padyshim imazhin e Romës antike ose siç thotë komediani Alan King: “Mund të them që ishte diçka tipike romane, më saktë siciliane”. Në çdo event të këtij hoteli mblidhej një legjion i tërë roman me investitorë mafiozë, ndër të cilëve mund të shihje Accardo, Giancana, Patriarca, Jerry Catena (një nga ndihmësit më besnikë të Vito Genoveses) dhe Vincent “Jimmy Syblu” Alo, një mik i vjetër dhe i Lanskyt). Investitori më i madh i të gjithëve mund të konsiderohet padyshim Jimmy Hoffa, fondi i Teamsters Union me të paktën 10 milionë dollarë të groposura në këtë “Pallat” dhe gjithashtu me një fond tjetër prejt 40 milionë dollarësh të shpërndarë nëpër të gjithë qytetin. Paratë ishin shpërndarë në një formë borxhi “të përjetshëm” dhe padyshim që ka kontribuar në jetesën e lumtur të shumë e shumë mafiozëve pas daljes së tyre në pension.

Gjatë viteve 1960, miliarderi Howard Hughes filloi të blinte hotele duke koleksionuar 17 kazino të Nevadës së bashku. Kryemafiozët dolën disi jashtë loje, por lidhjet e tyre kryesore qëndruan në vend. Në këtë mënyrë ata siguronin që çdo gjë të mbetej nën kontroll dhe të ruhej “ekspertiza” e nevojshme. Megjithatë, gjërat shkuan keq e më keq për Hughes. Ai priste të bënte më shumë se 20 përqind me anë të investimeve nga aksionet e përbashkëta, por nuk arriti dot të fitonte as 6 përqind të tyre dhe në vitin 1970 aksionet e tij ishin në borxhe prej disa miliona dollarësh. Pas Hughes falimentoi dhe doli jashtë biznesit në Las Vegas, mafiozët u rikthyen në skenë për të rimarë kontrollin.

Edhe pse djemtë kishin vuajtur nga disa dënime të ndryshme në fund të viteve 70, FBI-ja lançoi një sulm të mirëfilltë ndaj aksioneve mafioze në kazinotë e Las vegas-it gjatë dekatës së fundit. Si rezultat i këtij sulmi masiv, shumë e shumë kazino më parë të “infektuar” nga mafia u pastruan dhe u morën përsipër nga pronarë të ligjshëm. Ndërmjet këtyre hoteleve që u spastruan nga mafiozët ishin edhe Tropicana, Stardust, Desert Inn, Circus-Circus, Casesar’s Palace, Fremont, Aladdin, Sands, Riviera dhe Sundance, ndërkohë që dy të tjerë, Marina dhe Dunes u mbyllën përfundimisht.

Humbja më e madhe për mafien ishte ajo e hotelit “Stardust”, i cili ishte me të vërtetë një minierë ari për “Chicago Outfit” për shkak të fitmeve marramendëse që sillte. Hoteli u mor në pronësi nga familja e respektueshme Boyd, e cila u shtang nga fitimet e jashtëzakonshme dhe me çdo qindarkë të fitimit të regjistruar. Ish-agjenti i FBI-së, William F. Roemer Jr, një agjent prej shumë kohësh i skuadrës kundër krimit të organizuar të FBI-së në Chicago dhe gjithashtu një ekspert i ekspertizës së aksioneve në Las Vegas tha: “Vlera reale e fitimeve kishte qenë aq shumë e lartë saqë pasqyra financiare e këtij hoteli nuk arrinte dot të tregonte vlerën ekzakte të kësaj miniere ari”.

Investigimet e FBI-së për aktivitetet mafioze dhe për krimin e organizuar në Las Vegas qenë një goditje shumë e rëndë për mafien. Kontrolli i krimit të organizuar në hotel “Tropicana” u thye tërësisht pas akuzave dhe burgosjes së disa shefave të mëdhenj mafiozë që operonin aty. Një investigim tjetër nxorri në pah gjithashtu edhe kontrollin që mafiozët e Chicagos, Kasasit dhe Klivelandit ushtronin në disa kazino të vendit.

Disa nga personat e akuzuar gjatë investigimeve të FBI-së ishin Joey Aiuppa, kryebosi në Chicago, John Cerone, Frank Balistrieri dhe liderët kryesorë mafiozë të qytetit të Klivenland. Të gjithë morën maksimumin e dënimit dhe shumica e tyre janë ende sot e kësaj dite pas hekurave. Në vitin 1994, Roemer deklaroi se prezenca e krimit të organizuar në Las Vegas nuk është në asnjë mënyrë si më parë, por megjithatë vazhdojnë të kenë dyshime rreth tre hoteleve të tjera.

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori