Vazhdojnë hetimet për vdekjen e adoleshentit në Sharrë, askush nuk tregon saktë se si u punësua në të zezë? (Video)

Prokuroria e Tiranës vijon me marrjen në pyetje të punonjësve në landfillin e Sharrës për të hedhur dritë mbi rrethanat se si 17-vjeçari Ardit Gjoklaj ishte punësuar dhe si ai humbi jetën duke u masakruar nga një eskavator, shkruan Top Channel.
Grupi i hetimit ka pyetur shtetasin Bujar Daja, i punësuar si ekonomist i firmës 3R, i cili është shprehur se detyrën për të punësuar njerëz e kishte i shpalluri në kërkim, Edurim Teqja, administrator i firmës. Edhe ky shtetas ka mohuar të kishte informacion për adoleshentin.
Prokuroria deklaron se megjithëse në dokumentacion rezulton se përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në Sharrë ishte caktuar Teqja, në të vërtetë këtë funksion e kryente si i paregjistruar shtetasi Besnik Braha, për të cilin më herët gjykata ka vendosur masën “arrest me burg”.
I pyetur nga prokurorët për ngjarjen, Braha është shprehur se një ditë pas tragjedisë ka shkuar në landfill për të furnizuar mjetet dhe dy orë më pas është telefonuar nga shtetasi Elton Meta. Përgjegjësi i turnit të parë e ka njoftuar se punonjësit kanë zbuluar një trup të pajetë.
Të pyetur nga prokurorët, fillimisht drejtuesit e firmës janë shprehur se nuk e njohin viktimën, duke hedhur dyshimet se ndonjë makinë e plehrave e kishte hedhur aty, version ky që është rrëzuar nga hetimet e mëpasshme.
Prokuroria thotë se nga këqyrja dhe ekspertiza, rezulton se adoleshenti është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga Edmond Kallari, aktualisht nën arrest me burg, për veprën drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt dhe shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës