LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i turistëve në Maqedoni për muajin qershor

Rritet numri i turistëve në Maqedoni për muajin qershor

Në muajin qershor të këtij viti Maqedoninë e kanë vizituar 50.315 turistë të cilët kanë shfrytëzuar gjithësejt 110.988 netë nëpër hotele dhe nëpër apartamente, njoftojnë nga Enti shtetëror për statistika, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këta turistë më së shumti i kanë vizituar liqenet e Maqedonisë, por kur flitet për qytetet ata kanë vizituar Shkupin në shumicën e rasteve.

Numri i turistëve që kanë vizituar liqenet e mAQEDONISë ëSHTë 20.098 turistë ndërsa kryeqiteti është vizituar nga 18.797 turistë gjithësejt.


Qytetarët e Turqisë janë turistë më në numër të cilët vazhdojnë të vizitojnë Maqedoninë. Serbët janë të dytët me 6150 turistë kurse Greqia ka dërguar 3294 qytetarë.

Numri i turistëve në krahasim me qershorin e vitit të kaluar është rritur me 0,6% ndërsa numri i netëve është zvvogëluar me 1,7%./Telegrafi/