Vetura për organizata joqeveritare dhe media, pagesa të rrymës elektrike, furnizim me dru për ngrohje, mbulim të shpenzimeve shëndetësore. Këto janë disa nga shpenzimet që ka bërë Ministria për Komunitete dhe Kthim, për serbët që jetojnë në Kosovë.
Kurse, kur vjen puna për të raportuar për obligimet e papaguar në Ministrinë e Financave, kjo ministri nuk është e rregullt me raportime.
Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin që shkoi, ku theksohet se ministri i MKK së ka nxjerrë vendime më të cilat janë realizuar dy pagesa të rrymës elektrike nga 2,000€ për qytetarët.
“Realizimi i tyre ishte bërë nga kategoria ekonomike “Komunali”. Sipas ndarjeve buxhetore kjo kategori përdoret vetëm për mbulimin e shpenzimeve të institucionit dhe pagesa në vlerë 595€ për “Furnizim për dru për ngrohje për të kthyerit” ishte bërë gabimisht në kategorinë e investimeve kapitale, përderisa sipas natyrës ky shpenzim i takon kategorisë subvencione dhe transfere”, thuhet në raport.
Sipas Auditorit, MKK nuk ka arritur në të gjitha rastet, të kryejë pagesat në afatin e përcaktuar ligjor, kjo është vërejtur në 10 nga 67 lëndët e testuara.
“Vonesat në disa raste ishin deri në gjashtë muaj. Vonesat në realizimin e pagesave ishin si rrjedhojë e neglizhencës së zyrtarëve të financave.MKK kishte realizuar dy pagesa për nëpunësit e vet, mirëpo, nuk e kishte mbajtur tatimin në burim dhe kontributin pensional ashtu siç përcaktohet me Ligjin nr. 05/L-028 për tatime në të ardhura personale. Njëra pagesë ishte bërë sipas vendimit gjyqësor, pagesa tjetër sipas vendimit të sekretarit të përgjithshëm. Dyja pagesat ishin bërë pas hyrjes së ligjit të ri në fuqi”, thuhet në raport.
Gjatë vitit 2015 janë shpenzuar 268,877€ për subvencione dhe transfere, respektivisht 100% e buxhetit final.
Përfitues të tyre ishin entitete jo publike, si dhe qytetarë të ndryshëm.
“Për të nxjerrë një konkluzion të përgjithshëm lidhur me menaxhimin e tyre, ne kemi testuar 8 lëndë në vlerë prej30,130€. MKK më datë 20.05.2015, kishte pranuar një kërkesë nga një qytetare e Mitrovicës për mbulimin e shpenzimeve shëndetësorë. Kjo kërkesë ishte aprovuar nga MKK duke i paguar 4,000€ nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve. Ky shpenzim sipas natyrës bie në fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Shëndetësisë ose Komunën e tij/saj përkatëse. Sipas nenit nr.4, pika 4.1 “Automjetet zyrtare shërbejnë për kryerjen e detyrave zyrtare dhe përdoruesit e tyre duhet t’i shfrytëzojnë ato në mënyrë sa me ekonomike dhe efikase. Auditimi ynë shpalosi se MKK nuk kishte respektuar kërkesat e lartcekura. Shtatë automjete, më vendim të ministrit, ishin dhënë tek institucionet tjera në shfrytëzim. Megjithëse dy prej tyre janë dhëne në shfrytëzim të institucionet jo publike (një në organizatë n joqeveritare dhe tjetra në një radio televizion privat),si: Automjeti me targa 3Z-163-18, më datë 05.08.2013 i është dhënë në shfrytëzim organizatës jo qeveritare “Multietnicka OJQ Agro Fokus” në Komunën e Istogut; dhe Automjeti me targa 3Z-158-18, më datë 26.08.2015 i është dhënë në shfrytëzim për një vit Radio KIM. Pas pranimit të draft raportit të auditimit, MKK ka marrë masa të menjëhershme dhe ka ndërprerë marrëveshjet më të dy institucionet jo publike”, thuhet në raport.
Auditori thotë se MKK nuk ka arritur të raportoj rregullisht në MF për obligimet e papaguara. Kjo është vërejtur për muajt janar, maj, korrik dhe gusht, megjithëse edhe raportet të cilat ishin dorëzuar për muajt tjerë cilësia e raportimit nuk ishte e besueshme.
“Në muajin qershor, MKK kishte pranuar 14 fatura për investime kapitale në vlerë 831,968€. Faturat nuk i kishte paguar brenda afatit 30 ditor dhe të njëjtat nuk i kishte paraqitur në raportin mujor të obligimeve të papaguaratë dërguar në MF”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama