LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia e drejtorit të bankës që e nxori nga burgu

Dëshmia e drejtorit të bankës që e nxori nga burgu

Gjykata e Tiranës liroi të enjten nga qelia drejtorin e filialit të bankës së nivelit të dytë në zonën e ish­Bllokut, në të cilën u vodhën 200 mijë euro.
Pa kaluar 48 orë nga arrestimi i Luigj Gjonajt, si i dyshuar për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, me pasojë vjedhjen e parave, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin ndaj tij të masës “detyrim për paraqitje”.

Ai ishte edhe i arrestuari i parë që doli para gjyqtares Merlika. Burime brenda sallës së gjyqit pohuan se Gjonaj ka “shigjetuar” shoqërinë private të kontraktuar për ruajtjen fizike të bankës. “Ne kemi një kontratë me atë shoqëri. Gjithçka çfarë ndodh është përgjegjësi e tyre”, mësohet të jetë shprehur Gjonaj.

Përmes mbrojtësit të tij, drejtori i bankës ka pohuar se në rastet e sinjalizimeve për alarm, vendosen në të njëjtën kohë në dijeni drejtori i filialit, shefi i sigurisë së bankës, si edhe salla operative e shoqërisë private, të kontraktuar për ruajtjen e bankës. Nga ana e saj Prokuroria, deklaroi se ai ka shpërdoruar detyrën funksionale, duke nënvlerësuar dy alarme të rëna më 5 dhe 6 gusht në bankën pranë ish­Bllokut.


Sipas prokurorit, drejtori i filialit të bankës dhe shefi i sigurisë nuk e kanë vlerësuar me seriozitet sinjalin e alarm.

“Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, pavarësisht marrjes së sinjalit për vjedhje në bankë, kanë neglizhuar kryerjen e veprimeve dhe marrjen e masave, duke sjellë si pasojë vjedhjen e një shume të konsiderueshme të vlerave monetare që ndodheshin në kasafortën e kësaj banke”, ka pohuar përfaqësuesi i Prokurorisë.

Drejtori vetë ka mohuar me forcë akuzën e ngritur, duke pretenduar se ka zbatuar me rigorozitet përgjegjësitë e pozicionit funksional. /Panorama/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Lajme
Kalo në kategori