LAJMI I FUNDIT:

Lum Zhaveli do të zbresë sonte në Rio 2016, mësojini kohën e sfidës (Foto)

Lum Zhaveli do të zbresë sonte në Rio 2016, mësojini kohën e sfidës (Foto)

Lum Zhaveli do të zbresë sonte (e enjte) në pishinë, për ta shijuar edhe ai, pas pesë garuesve tjerë kosovarë, debutimin në Lojërat Olimpike. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Urata Rama, Rita Zeqiri dhe Qëndrim Guri, e mbyllën përvojën historike në “Rio 2016”, derisa e enjtja është e rezervuar për notarin kosovar, shkruan sot Gazeta Zëri.

26-vjeçari thotë se është i gatshëm për sfidën që e pret. Ai do të garojë në 50 metra, stil i lirë, në garën që pritet të fillojë rreth orës 18:00. Lumi është i vetëdijshëm se do ta ketë shumë vështirë të fitojë eventualisht medalje në Olimpiadë, duke e parë konkurrencën e jashtëzakonshme atje. Sidoqoftë, ai nuk do ta fillojë garën me flamur të bardhë. Zhaveli ka për qëllim të ketë paraqitje sa më të mirë në Brazil, për ta bërë krenar vendin e tij dhe t’i tregojë botës se edhe Kosova ka sportistë që duhet të respektohen.


Zbulohet arsyeja pse uji në pishinën Olimpike u bë i gjelbër (Foto/Video)
Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse uji në pishinën Olimpike u bë i gjelbër (Foto/Video)

“Synim imi është arritja e rezultatit sa më të mirë sot dhe prezantimi i notit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Zhaveli për “Zërin”. Ai ndihet i lumtur që po e realizon ëndrrën, për të cilën thotë se ka punuar shumë gjatë karrierës.

Kosovo recognized by IOC
Notari nga Kosova gjatë përgatitjeve për Rio

“Çdo sportist në çdo moment ka synim pjesëmarrjen dhe arritjen e rezultateve kulminante në garat e nivelit ndërkombëtar, e posaçërisht në Olimpiadë. Për ne sportistët kosovarë, më shumë se dy dekada ka qenë e pamundur të jemi pjesëmarrës në këto ngjarje të mëdha sportive”, ka vazhduar notari kosovar.

“Kjo pamundësi e ka bërë edhe më të madhe dëshirën dhe përkushtimin tim që të jem pjesëmarrës në Lojërat Olimpike. Kjo më ka udhëhequr gjatë gjithë karrierës sime sportive. Tani ky synim u bë realitet, të jem anëtar i ekipit olimpik në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Olimpiadë dhe pjesë e historisë së re sportive të Kosovës”, përfundoi ai.

Federata Ndërkombëtare e Judos i kthen përgjigje serbëve me rastin e testit anti-doping të Majlindës
Lexo po ashtu Federata Ndërkombëtare e Judos i kthen përgjigje serbëve me rastin e testit anti-doping të Majlindës

Zhaveli është njëri nga tetë garuesit kosovarë që po marrin pjesë në Olimpiadën e Rios, në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në këtë eveniment prestigjioz./Zëri/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori