Një grup i qytetarëve të Prishtinës në protestën e tyre kundër korrupsionit, kanë gjuajtur ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me letra tualeti.
“Në burg hini pa kunkuru”, “1000 përgjime s’un um nalin”, “Shefi përqafon Garbovcin”, ishin mbishkrimet e pankartave të cilat qytetarët protestues, përfaqësues të shoqërive civile, e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, mbanin në duar, deri sa po marshonin nga Sheshi “Zahir Pajaziti” për të ndalur para Qeverisë së Kosovës.
Gjatë kohës sa marshonin protestuesit brohorisnin “pa drejtësi nuk ka qetësi”, “hajnat jashtë”.
Me të arritur para Qeverisë së Kosovës, protestuesit në një aksion simbolik, kanë gjuajtur letra tualeti. Ndërsa, më pas u shpërndanë të qetë.
Imer Mushkolaj nga shoqëria civile për KosovaPress tha se qëllimi i gjuajtjes së letrave të tualetit, ishte që gjithë njerëzit që janë pjesë e Qeverisë, zyrës së Presidentit dhe Kuvendit, të cilat janë përfshirë në kapjen masive të shtetit iu nevojiten letra tualeti për të pastruar atë që e kanë bërë me vite.
“Kjo është një simbolikë e qëlluar për shkak siç edhe e thanë këta njerëz jo vetëm Qeveria. Ne këtu afër e kemi edhe zyrën e presidentit, zyrën e parlamentit. Gjithë këta njerëz të cilët janë të përfshirë në kapjen masive të shtetit, iu nevojiten këto letra tualeti për të pastruar atë bërllokun që e kanë bërë, për të pastruar gjithë atë që e kanë bërë me vite të tëra dhe konsiderojmë që e kanë rastin e mirë nëse duan, mund të pastrojnë tash. Përndryshe me kalimin e kohës, nëse nuk duan të pastrohen me letra tualeti, mbase mund të vijë në ndonjë formë tjetër që ata të pastrohen edhe prej vendeve ku janë tash”, tha Mushkolaj.
Mushkolaj tregon se ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike. Madje, ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë sa më shpejtë që është e mundur, dhe të provojnë të gjejnë vepra penale në përgjimet e publikuara.
“Ne kërkojmë përgjegjësinë penale dhe politike të këtyre njerëzve. Përgjegjësia penale natyrisht iu takon organeve të drejtësisë që të merren me to. Ne inkurajojmë organet e drejtësisë që sa ma shpejtë që të jetë e mundur ata të merren me rastin, respektivisht të provojnë të gjejnë veprat penale në ato përgjimet të cilat janë publikuar. Ndërsa, nga ana e përgjegjësisë politike, duke pasur parasysh se këta njerëz asnjëherë nuk e kanë njohur dhe vazhdojnë të mos e njohin institucionin e dorëheqjes, ne do të provojmë që nëpërmjet presionit, ata njerëz të ndërgjegjësohen dhe njëherë e mirë të binden se nuk e meritojnë te jenë aty ku janë’, ka deklaruar Mushkolaj.
Gjithashtu, Mushkolaj ka bërë thirrje edhe qytetarëve që t’iu bashkohen në protestat e radhës, ku ka konsideruar që tani është momenti i fundit që ata të bashkohen kësaj proteste, duke pasur parasysh se në çfarë forme keqeveriset vendi.
“Do të vazhdojmë në këtë formë deri sa qytetarët ta shohin të arsyeshme dhe ne natyrisht jemi të gatshëm që bazuar në kërkesa të qytetarëve të ndërrojmë edhe formën e protestës, por tash për tash do të vazhdojmë kështu. Dhe e rëndësishme për ne është që mesazhi të dërgohet aty ku duhet… Konsiderojmë që është momenti i duhur dhe i fundit që ata të na bashkohen duke pasur parasysh se në çfarë forme qeveriset ky vend, ose më mirë me thënë se në çfarë forme keqqeveriset ky vend, i cili është shndërruar fatkeqësisht në pronë private të atyre njerëzve që janë të përfshirë në aferën e përgjimeve por edhe të qindra të tjerëve si ata të cilët si kriter të vetëm për të pushtuar, respektivisht për të kapur çdo pore të jetës e kanë përkatësin partiake”, tha Mushkolaj.
Protesta do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme, por për ditën, ata thanë se do të njoftojnë përmes rrjeteve sociale. Mënyra se si do të protestojnë, Mushkolaj tha se do të jenë sipas kërkesave qytetarëve, pasi që siç theksoi ata janë për të mbrojtur qytetarët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri