LAJMI I FUNDIT:

Nesër ”Macbeth” në Pallatin e kulturës në Ohër (Foto)

Nesër ”Macbeth” në Pallatin e kulturës në Ohër (Foto)

Teatri Shqiptar Shkup nesër në Pallatin e kulturës në Ohër (me fillim në ora 21.00) shfaq tragjedinë e njohur nga William Shakespeare “Macbeth”. Regjisorja bullgare Diana Dobreva ka krijuar spektakël të vërtetë me trupën e Teatrit të Shkupit, të cilin pas Shkupit dhe Adanasë në Turqi do të ketë mundësinë të ndjek edhe publiku i Ohrit dhe Strugës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rolet i interpretojnë: Muzbajdin Qamili në rolin e Macbethit dhe Teuta Ajdini në rolin e zonjës Macbeth, si dhe aktorët Beqir Nuredini, Vebi Qerimi, Drita Kaba-Karaga, Armenis Nokshiqi – Jovanovska, Zarije Jonuzi e Mirlinda Saiti, Fisnik Zeqiri, Genci Mirzo, Hajrullah Ramizi, Visar Etemi, Dritëro Ame, Blerim Dardhishta, Osman Ahmeti, Ibrahim Xhemaili, Asdren Selimi, Sulejman Ibrahimi e Xhaner Musiqi.


”Macbethi flet për luftën për pushtet, një histori skoceze e shekujve të shkuar, që mbetet po aq e fortë edhe në ditët e sotme. Intrigat për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin janë aktuale në çdo shoqëri moderne. Një “Macbeth” tragjik deri në fund, i korruptuar moralisht dhe politikisht. Një zonjë “Macbeth” të etur për pushtet, e gatshme të shkatërrojë gjithçka për të arritur pushtetin, edhe të vrasë, të mbytur në sekretin e madh që e çon në një depresion të thellë nervor dhe në një fund tragjik.” thuhet nga organizatorët e shfaqes.

“Askush nuk më tha ndal”- batutë që William Shakespeare e vë së fundi në gojë të Macbethit, për të treguar se krimi nuk bëhet vetëm, por me servile dhe bashkëpunëtorë, të etur gjithashtu për pushtet, fantazma, sepse Makbethi sundon i zhytur në mëkat, një mëkat që shkatërron gjithçka rreth tij./Telegrafi/

Macbeth 2

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori