LAJMI I FUNDIT:

Handikos kërkon nga mediat të kenë kujdes me terminologjinë për personat me aftësi të kufizuara

Handikos kërkon nga mediat të kenë kujdes me terminologjinë për personat me aftësi të kufizuara

Organizata “Handikos” kërkon nga mediat që të kenë kujdes gjatë raportimit për personat me aftësi të kufizuara.

Kjo organizatë përmes një reagimi thotë se ka vërejtur se në disa raste, disa nga mediet tona në mungesë të informatave përdorin terminologji jo të drejtë për personat me aftësi të kufizuara.

“Është shumë e rëndësishme që gjatë referimit për personat me aftësi të kufizuar, mos të përdoren terme të ndryshme në mënyrë që ata mos të ndihen “keq” apo të ofenduar. Mënyra se si shkruajmë, flasim dhe si i drejtohemi personave me aftësi të kufizuar ka një efekt të madh se si ata perceptohen nga shoqëria”, thuhet në reagimin e ‘Handikos”-it.


Për të lehtësuar punën e mediave dhe përmirësuar referimin ndaj personave me aftësi të kufizuar, para pak kohe është publikuar një doracak për qasjen dhe terminologjinë e drejtë për personat me aftësi të kufizuar, të cilën mund të e gjeni në këtë vegëz:

http://handikos.org/repository/docs/DORACAKU_GQZ_ALB_966740.pdf.

HandiKOS kërkon me mirëkuptim nga mediet që të përdorin terminologjinë e drejtë dhe të duhur për personat me aftësi të kufizuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori