LAJMI I FUNDIT:

Kallëzime penale për ish-drejtorin e spitalit të Ohrit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij

Kallëzime penale për ish-drejtorin e spitalit të Ohrit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij

Ish-drejtori i ”Shtëpia e Shëndetit” në Ohër, bashkë me dy bashkëpunëtorë, e kanë dëmtuar këtë shtëpi shëndeti për 9721 euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë arsye, SPB e Ohrit ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave. Dy prej tyre akuzohen për „keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe kompetencave”, kurse i treti akuzohet për „pamaturi në shërbimin e punës”.

Dy të parët, ish-drejtori dhe kontabilistja, e kanë kryer veprën penale gjatë viteve 2013-2014. Ata kanë blerë pajisje elektronike (laptop, fotoaparat, telefon celular) dhe orë dore, stoli, veshje, këpucë dhe derë hyrëse. Këto gjësende nuk janë evidentuar aspak në evidencën e kontabilistit, kurse pagesa është bërë me para të spitalit.


Personi i tretë dyshohet se në vitin 2014-2015, bashkë me personin e parë, i kanë shfrytëzuar veturat zyrtare për të kryer punë private./Telegrafi/