LAJMI I FUNDIT:

Nishani nis sot konsultimet për reformën në drejtësi

Nishani nis sot konsultimet për reformën në drejtësi

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, nis sot një raund konsultimesh për reformën në drejtësi dhe paketën ligjore që shoqëron ndryshimet kushtetuese, tashmë të miratuara. Këto ndryshime hyjnë në fuqi më 11 gusht, duke i hapur rrugë miratimit të paketës me 7 ligje për sistemin e drejtësisë. Sot presidenti i Republikës do të zhvillojë në orën 11:00 një takim konsultues me konstitucionalistë, ekspertë ligjorë dhe akademikë.

Presidenti Bujar Nishani bëri apel pak ditë më parë për përshpejtimin e punës për miratimin e 7 ligjeve që i hapin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. Nishani tha se pas miratimit në Kuvend të reformës në drejtësi, ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi në datë 11 gusht. Në bazë të ligjit, Presidenti i Republikës ka detyrimin që brenda 5 ditësh të shpallë shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Por për shkak të ngecjes së procesit për 7 ligjet, kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve nuk janë formalizuar ende në ligj. Kjo krijon një ngërç, i cili pengon nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi sipas afateve të parashikuara në ligj, shkruan shekulli.


Nishani ftoi grupet parlamentare dhe ekspertët në një takim konsultativ të martën, në orën 11:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori