ËSHTË ZBULUAR SPIRALJA E VDEKJES: Shkencëtarët konstatojnë që dinë se kush kur do të vdesë!
Imagjinoni sa do të kishte qenë jeta ndryshe sikur secili prej nesh do të dinte saktë se kur do të vdiste?
Me siguri do të do ta planifikonim krejtësisht ndryshe kohën tonë të cilën e kalojmë në këtë planet, transmeton Telegrafi.
Biologët e ndajnë jetën në tri faza – faza e zhvillimit, faza e pjekurisë dhe faza e pleqërisë. Mirëpo, disa hulumtime tregojnë që ekziston edhe faza e katërt, e cila drejtpërdrejt i paraprin vdekjes, të cilën e kanë quajtur “spiralja e vdekjes”.
Për të sqaruar këtë çështje shkencëtarë të universitetit të California në Irvine, morën në studim mizat e frutave – Drosophilia.
U morën 2 828 femra dhe u vendosën secila në mjedis me dy meshkuj. Femrat zhvendoseshin çdo ditë në epruveta të reja dhe u numëruan vezët që ato linin pas deri në momentin e vdekjes, që te këto insekte ndodh natyralisht pas disa javësh nga momenti i lindjes.
Nga studimi i kryer u vu re se te femrat që ishin dy javë para vdekjes numri i vezëve në një ditë ra. Por kjo ishte konsistente jo në lidhje me moshën, por me faktin se insektit po i vinte vdekja. P.sh një insekt në moshën 60 ditore po i afrohej vdekjes, sërish numri i vezëve të lëshuara prej saj binte. E njëjta gjë ndodhte edhe me një insekt të moshës 15 ditore që po i drejtohej vdekjes së parakohshme. Për shkencëtarët kjo sjellje fiziologjike përkufizon një fazë të katërt të jetës së një specieje, që dallon nga fëmijëria, mosha e rritur, apo jeta e vonët. Ajo u quajt Spiralja e Vdekjes.
Ky moment u konstatua në vitin 2007 dhe qysh atëherë janë marrë më shumë të dhëna siç ishin p.sh ato në vitin 2012, kur u vu re se e njëjta rënie në fertilitetin e mizave meshkuj, përkonte me afrimin e vdekjes së tyre.
Çka do të thotë se është i vërtetë përgjithësimi se me plakjen bie edhe aftësia riprodhuese e meshkujve, por kjo aftësi bie shumë edhe tek individë që po shkojnë drejt vdekjes, pavarësisht moshës.
Ky model sjelljeje padyshim jep mundësi teorike që shkencëtarët të parashikojnë vdekjen e një mize në të cilën konstatohet kjo rënie e fertilitetit.
“Po parashikojmë 80% të vdekjeve me saktësi”, citon BBC-ja një nga shkencëtarët që merren me studimin në fjalë.
Por jo të gjithë bien dakord. James Curtsinger nga universiteti i Minnesota në SHBA mendon se nuk bëhet fjalë për një fazë të katërt. Ai nuk bie dakord as me emërtimin Spirale e Vdekjes, ndonëse konsensusi për pauzat e mortaliteti qëndron.
Si mund të gjejë shpjegim apo analogji te njerëzit ky eksperiment? Është ende herët, por fakti që çdo gjë lidhet me fertilitetin është shumë domethënës. Edhe pse njeriu është ndoshta e vetmja specie që kryen planifikim familjar siç njihet deri më tani, apo që kryen marrëdhënie seksuale përtej nevojave riprodhuese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!