Ish-presidenti Rexhep Meidani e mohon nëse ka marrë propozim për Kryeministër i një qeverie teknike, por e sheh të nevojshme një rifreskim të qeverisë, duke lëvizur disa emra dhe duke i dhënë asaj energji të reja.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Meidani mbështet kërkesat e LSI-së për impulse të reja në qeverisje, por jo shkëputje nga koalicioni qeverisës. Ai i sheh të domosdoshme disa ndërhyrje, sepse në sytë e shqiptarëve, sipas tij, qeveria vlerësohet e paaftë, e mefshtë, arrogante, por dhe e korruptuar.
“Ajo që mbetet në këtë vitin e fundit është që të rindërtohet të paktën qeveria, bazuar në vlerësimin transparent e publik, por dhe integritetin e moralin e anëtarëve të kabinetit, përfshirë dhe drejtues të tjerë të rëndësishëm të administratës shtetërore”, shprehet ish-presidenti Meidani.
Duke përshëndetur miratimin e Reformës në Drejtësi, ish-presidenti Meidani shprehet se zbatimi i kësaj reforme duhet të veprojë dhe ndaj atyre individëve që denigrojnë figurat publike me mashtrime dhe akuza të pabaza, të cilët sipas tij janë dhe punonjës të administratës publike, dhe janë shtuar shumë gjatë viteve të kësaj qeverisjeje.
Ai e vlerëson rolin që luajti kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, në arritjen e konsensusit të plotë për miratimin e Reformës në Drejtësi, “në mënyrë të veçantë për të mos lejuar kapjen e mëtejshme politike të Gjyqësorit”. Ish-presidenti e sheh rolin e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin sa të rëndësishëm, aq dhe të tepruar.
Sipas tij, ky teprim i ambasadorëve në detyrimin e politikës shqiptare për të miratuar Reformën në Drejtësi nuk është parë as në momentet më të vështira për vendin, as në krizën e piramidave, por as gjatë referendumit të Kushtetutës në 1998. Për ish-kreun e shtetit, roli i ambasadorëve për Reformën në Drejtësi i nxori bojën një pjese të politikës pompoze shqiptare në sytë e publikut.
“Propozimi i Metës për qeveri teknike ishte disa ditë para arritjes së konsensusit për miratimin e paketës kushtetuese të lidhur me Reformën në Drejtësi; madje një propozim i tillë tepër energjik dhe në kohën e duhur e luajti rolin e tij për arritjen e atij konsensusi historik në miratimin e asaj pakete të ndryshimeve kushtetuese”, thotë Meidani.
“Ajo ishte dhe kardinale për reformën e projektuar në drejtë- si. Sot, kjo situatë është e kapërcyer me mjaft sukses, pikërisht në sajë të angazhimit të tij të drejtpërdrejtë, duke shmangur blerjen apo rekrutimin e disa deputetëve. Personalisht, shpresoj që procesi i nisur do të vazhdojë normalisht edhe për ligjet shoqëruese të kësaj reforme, natyrisht nëpërmjet jo ngutjes, por tretjes së domosdoshme”, vijon ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze