Dje pasdite është mbajtur një takimi i Bordit Drejtues të Projektit të IBM për ndërtimin e pikë-kalimeve të përhershme kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Ky takim u kryesua nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila tha se marrëveshja për IBM-in po e fuqizon sovranitetin e shtetit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Tahiri poashtu ka folur për rëndësinë e ndërtimit të pikëkalimeve të përhershme kufitare sipas modelit evropian të IBM duke vlerësuar se ky proces po zhvillohet sipas dinamikave të dakorduara në Bordin Drejtues të Projektit. Ajo më tej tha se zbatimi cilësor dhe efikas i kësaj marrëveshje është i një rëndësie të madhe shtetërore për Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës.
“Ndërtimi i këtyre pikëkalimeve të përhershme të IBM-së, do të fuqizoj sovranitetin e shtetit të Kosovës, përmbushë standardet evropiane për menaxhimin e integruar të kufirit, do të lehtësojë kalimin e kufirit për qytetarët dhe bizneset si dhe do të luftohen dukuritë e ekonomisë joformale”, ka thënë ajo.
Në këtë mbledhje ishin edhe përfaqësuesit e BE-së/ Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe UNOPS si partner implementues i kontraktuar nga BE-ja.
Ja njoftimi i plotë:
“Nën kryesimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri, dje pasdite është mbajtur takimi i radhës i Bordit Drejtues të Projektit të IBM për ndërtimin e pikë-kalimeve të përhershme kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Pjesëmarrës në takim ishin anëtarët e Bordit Drejtues të përbërë nga grupi shtetëror punues për marrëveshjen e IBM-së dhe përfaqësuesit e BE-së/ Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe UNOPS si partner implementues i kontraktuar nga BE-ja.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë finalizimi dhe provimi i projekteve për pikëkalimet kufitare në Merdare, Bërnjak dhe Mutivodë, për të cilat sipas Marrëveshjes së Brukselit për IBM dhe Protokollit Teknik, shteti I Kosovës është palë nikoqire. Ndërsa për tre pikëkalimet tjera kufitare, pala Serbe është palë nikoqire e projekteve ndërtuese.
Në këtë takim, ministrja Edita Tahiri ka folur për rëndësinë e ndërtimit të pikëkalimeve të përhershme kufitare sipas modelit evropian të IBM duke vlerësuar se ky proces po zhvillohet sipas dinamikave të dakorduara në Bordin Drejtues të Projektit. Ajo më tej tha se zbatimi cilësor dhe efikas i kësaj marrëveshje është i një rëndësie të madhe shtetërore për Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës. Tahiri ka falënderuar BE-në për mbështetjen financiare dhe UNOPS-in për profesionalizmin e tyre dhe ka deklaruar se ndërtimi i këtyre pikëkalimeve të përhershme të IBM-së, do të fuqizoj sovranitetin e shtetit të Kosovës, përmbushë standardet evropiane për menaxhimin e integruar të kufirit, do të lehtësojë kalimin e kufirit për qytetarët dhe bizneset si dhe do të luftohen dukuritë e ekonomisë joformale.
Sipas agjendës së takimit fillimisht UNOPS ka prezantuar planet finale të këtyre pikëkalimeve të cilat janë projektuar në pajtim me kërkesat funksionale të autoriteteve të Kosovës, respektivisht Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës(AVUK). Pas një shqyrtimi të detajuar nga ana e anëtarëve të Bordit Drejtues është bërë aprovimi i projekteve finale. Me këtë, ministrja Edita Tahiri theksoi se vizita studimore në Kroaci në pikëkalimin e Bajakovo që funksionon sipas modelit të IBM, ka qenë e rëndësishme sepse përvojat e marra kanë ndihmuar në avancimin e zgjidhjeve teknike që përmbushin standardet e BE-së dhe i japin mundësi Kosovës që këto standarde t’i ketë të plotësuara me kohë në rrugën e integrimit Evropian. Në këtë takim është diskutuar për progresin në përmbylljen e procesit të shpronësimit të pronave ku pritet të ndërtohen këto pikëkalime kufitare.
Nga ana e tij Drejtori i Projektit nga UNOPS, Brendan Keirnan, duke e falënderuar ministren Edita Tahiri për bashkëpunimin tha se këto pikëkalime do të jenë ndër më modernet që janë ndërtuar ndonjëherë, ato do të përfshijnë ambiente shumë komode dhe profesionale për zyrtarët që do të punojnë aty.
Libor Chlad, zëvendës-shef për bashkëpunim në zyrën e BE-së në Kosovë, tha se BE është e kënaqur me progresin për zbatimin e këtij projekti dhe premtoi angazhimin e BE-së në zbatimin e plotë të saj.
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e Grupit shtetëror punues për marrëveshjen e IBM, Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres dhe koordinator i Grupit punues, Kamer Jonuzaj nga Policia e Kosovës, Bekim Mehmetaj nga Doganat e Kosovës, Arben Çitaku nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Valdet Gjinovci nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, Libor Chlad, zëvendës-shef për bashkëpunim në zyrën e BE-së në Kosovë, Merita Govori nga Zyra e BE-së në Kosovë, Brendan Keirnan, Drejtor i Projektit nga UNOPS dhe Dritëro”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025