Reagon Rexhepi ndaj deklaratave të Shefqet Krasniqit: Mos e bëni fenë cirk dhe gogol
Ka reaguar kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni për zërat dhe polemikat e fundit rreth asaj se a duhet gratë të dalin në plazhë, duke thënë ”Është e pafalshme të vlerësosh si gra të përdala nënat, gratë, motrat dhe bijat e hallkut.”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me një shkrim të titulluar “Ç’ punë keni me gratë e huaja?” Sulejman efendi Rexhepi në mes tjerash thotë ”Jam tej mase i prekur nga vrazhdësia dhe lehtësia e padurueshme me të cilën disa “predikues të Islamit” po i qasen gruas në përgjithësi. Është e pafalshme të vlerësosh si gra të përdala nënat, gratë, motrat dhe bijat e hallkut. Ato gra kanë baballarë, vëllezër, burra e djem, pra për ato ka kush të përkujdeset. Besa,duke e njohur mentalitetin tonë, ka edhe kush e shkrepë armën për ato gra.”
“Më të moshuarve do ju kujtohet me siguri se çfarë i ndodhi ish-liderit komunist kosovar Fadil Hoxha kur e tha një fjalë goje për gratë serbe, andaj po habitem se si dikush që i thotë vetes hoxhë merr guximin dhe aq lehtas prekë në nderin e gruas shqiptare. Mos të harrojmë, nga shtatë milionë shqiptarë, tre milionë e gjysmë janë femra, por në këtë rast është ofenduar edhe pjesa mashkullore e kombit shqiptarë. Iritimi i grave shqiptare dhe i burrave të tyre, mjerisht mund të reflektojë me krijimin e rezervave ndaj Islamit, jo ndaj njeriut që nuk e kontrollon gojën e vetë.
Kujtoj se muslimanët shqiptarë si edhe të gjithë muslimanët tjerë, kanë para vetes sfida shumë më të mëdha e më të rëndësishme se problem i grave që i marrin vetullat, se gratë që shkojnë në det, se gratë që veshin pantollona, se robëreshat e seksit që po ju takuakan muslimanëve në luftë.”
“Po ashtu, nuk më duket ndonjë gjë qenësore se sa gra mund të merr muslimani dhe” a mund të merr më shumë se katër sepse Pejgamberi Muhamed a.s. paska pasur më shumë” !? Dhe, puna e grave nuk përfundon këtu. Predikuesit tanë që kanë marrë rolin e “policëve moralë” po mbajnë edhe ligjërata se sa qenka sevap me i marrë gratë e shehidëve. Personalisht, nuk kam dëgjuar që ndonjëri nga këta sevapbërës të ketë marrë ndonjë grua shehidi që ka pesëdhjetë e kusur vjetë, që nuk është e bukur e që ka plotë fëmijë. Të marrësh një grua të atillë, po se do ishte një sevap i madh. Pejgamberi Muahmed a.s. ka thënë: “Allahu nuk është i mëshirshëm për ata që nuk kanë mëshirë për të tjerët”. shkruan në mes tjerash Sulejman efendi Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame./Telegrafi/
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova