LAJMI I FUNDIT:

Ofertë “me kusht” për David Cameron: Miliona dollarë, sulltan dhe haremin e tij (Foto)

Ofertë “me kusht” për David Cameron: Miliona dollarë, sulltan dhe haremin e tij (Foto)

Ish-kryeministrit britanik, David Cameron i është ofruar një punë, për të cilën ai do të paguhej hiq më pak se 47 milionë dollarë në vit.

Dhe jo vetëm kaq. Përveç kësaj pagese, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai do të jetë edhe një sulltan dhe do të ketë haremin e tij me “vajzat më të bukura”.


Përleshje në një qendër refugjatësh në Gjermani, shfrytëzohen edhe karriget (Video)
Lexo po ashtu Përleshje në një qendër refugjatësh në Gjermani, shfrytëzohen edhe karriget (Video)

Oferta vjen nga vendi pasur me energji, Kazakistani, gjegjësisht nga Unioni Mysliman dhe Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Myslimanëve të Azisë Qendrore.

Ata premtojnë se ish-kryeministri do të mbajë titullin “Sulltan” në postin e tij të ri, por për t’u kualifikuar si i tillë, duhet të bëhet synet.

“Ne e konsiderojmë përvojën tuaj të gjerë politike një aset që do të përdoret për të mirën e paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në Azinë Qendrore”, thuhet në deklaratën e Unionit, i cili ka vënë në dukje edhe “suksesin” Tony Blair si një konsulent i shumë-paguar i liderit autoritar Nursultan Nazarbajev.

“Harroni çantat dhe kërceni”: Momentet kur pasagjerët largohen nga aeroplani i kapluar nga tymi (Video)
Lexo po ashtu “Harroni çantat dhe kërceni”: Momentet kur pasagjerët largohen nga aeroplani i kapluar nga tymi (Video)

“Një bashkëpunim i tillë do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes dy vendeve tona”, thuhet më tej në deklaratë, citojnë më tej mediat britanike, përcjell Telegrafi.

mt

Sipas medieve britanike, duke cituar agjencinë TengriNews, “oferta për të punuar si këshilltar i presidentit të Unionit, Murat Telibekov është dërguar në zyrën e David Cameron”.

Pastori tentoi të thyente rekordin e Jezusit, vdes pas 30 ditësh agjërim
Lexo po ashtu Pastori tentoi të thyente rekordin e Jezusit, vdes pas 30 ditësh agjërim

Telibekov shpesh përdor humorin për të tallur elitën në pushtet në Kazakistan, ku shumica e formave të protestave janë të ndaluara.

Ai ka bërë propozime të tjera të çuditshme. Vitin e kaluar ai propozoi një taksë mbi seksin.

Një propozim tjetër është për të ekzekutuar presidentët, kur ata arrijnë moshën 80. /Telegrafi/