Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, e në veçanti për krijimin e kushteve më të mira dhe të sigurta për lëvizjen e qytetarëve në përgjithësi, kanë filluar punimet në ndërtimin e trotuarit, që lidhë fshatrat Astrazup dhe Dragobil, përgjatë magjistrales Prishtinë-Malishevë-Rahovec.
Fillimin e punimeve e kanë parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina.
Rruga, që lidhë këto dy fshatra, ka rëndësi të veçantë për nxënësit të cilët shkojnë në shkollën në Dragobil, e që duhet ta përshkruajnë këtë vijë të magjistrales. Drejtori Morina, tha se “ky trotuar krijon siguri për fëmijët, pasi në të kaluarën janë shkaktuar disa aksidente me fatalitet dhe qëllimi ynë është, krijimi i sigurisë për nxënësit dhe për qytetarët që detyrimisht duhet të kalojnë në këtë rrugë”.
Po ashtu drejtori Morina, ka thënë se “kjo rrugë përgjatë magjistrales, është e banuar dhe shumë e frekuentuar, nga Astrazupi, në Dragobil dhe lidhet me qytetin e Malishevës dhe synim i yni është, që trotuari të shtrohet deri në Malishevë, në vitet në vijim, pasi ka nevojë për këtë, më shumë se në çdo vend tjetër, për shkak të rrezikshmërisë që aktualisht ekziston”.
Trotuari që ka filluar të rregullohet, ka një gjatësi prej rreth 800 metra dhe lidh Astrazupin me Dragobil, deri tek hyrja e shkollës së fshatit, ndërsa në të ardhmen e afërt, pritet që të vazhdohet trotuari nga Dragobil deri në hyrje të qytetit të Malishevës, duke krijuar kështu siguri dhe krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen e qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës