LAJMI I FUNDIT:

Këto janë sekretet për të pasur një lidhje të suksesshme

Këto janë sekretet për të pasur një lidhje të suksesshme

Një lidhje e lumtur nuk është mit, por kërkon shumë mund dhe punë për të arritur në fazën e suksesshme. Ndonjëherë, dashuria e historive të përrallave bëhet e vërtetë, por ndonjëherë edhe jo.

Mos u lutni t’i shmangni fjalosjet me partnerin. Në vend të kësaj, bisedoni dhe fjalosuni, bëni çmos për t’i zgjidhur problemet, transmeton Telegrafi.

Përshëndeteni njëri-tjetrin, pavarësisht se çfarë ndodh


Edhe nëse keni pasur ndonjë argument natën e kaluar, mos hezitoni ta përshëndetni njëri-tjetrin duke i uruar mëngjes të mirë ditën e nesërme. Dita e mirë e partnerit varet nga ajo se sa mirë silleni me ta.

Veç kësaj, gjeni kohë për të shikuar se si po i ecën dita partnerit. Gjestet e vogla luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjes mes dy njerëzve.

Komunikoni

Mos i lini keqkuptimet të qëndrojnë shumë gjatë mes jush. Partneri nuk e din se sa e keqe ka mundur të jetë dita juaj pa i treguar. Tregoni nëse diçka është duke të bezdisur apo penguar.

Flisni dhe tregoni nëse një shprehi e caktuar e partnerit është duke ju penguar. Sidoqoftë, sigurohuni t’i përdorni fjalët më të mira për ta cekur këtë!

Pranoni gabimet

Mos u mbroni kur e dini se e keni fajin. Nuk do të humbni asgjë nëse e pranoni fajin!

Dhe, nëse partneri e pranon fajin e vet, mos u zemëroni me të por vlerësojeni përpjekjen e tyre për t’i rregulluar gjërat.

Bëhuni realiste

Jeta nuk është film dhe nuk e keni rolin kryesor të atij filmi. Prandaj, lini ato histori të dashurisë të jetojnë vetëm në faqet e ndonjë libri. Jeta e vërtetë vjen me baticat dhe zbaticat e veta.

Qëndroni pranë njëri-tjetrit në të gjitha kohërat pa u bërë paragjykues.

Pranoni të metat

Ne kemi tendenca të biem në dashuri me të metat e një personi. Por, përse ankohemi për to më vonë?

Pra, pranoni të metat e partnerit, po aq shumë sa i vlerësoni kualitetet.

Besoni dhe falni

Përderisa nuk i besoni partnerit, nuk mund ta dashuroni atë. Besimi dhe falja janë tullat ndërtuese të çdo lidhje në jetë. /Telegrafi/