Burim Iseni 44 vjeçar, para një javë nuk mund të ecte për shkak të bllokimit të arterieve iliakale në të dy këmbët. Pacienti kishte kërkuar ndihmë shëndetësore në shumë klinika të vendeve fqinje të Kosovës, madje për shërim kishte shkuar edhe në Zvicër ku dhe ishte operuar dy herë, por fatkeqësisht pa sukses.
Pacienti kishte një komplikim shumë të madh të artereve iliakale dhe të këmbëve në të dyja anët.
Pacienti Iseni në klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan është pranuar me një gangrenë të këmbës së majtë dhe më një ishemi të plotë të të dyja këmbëve.
“Është një rast mjaftë i rëndë dhe operacioni është i përmasave të vështira, mirëpo ky operacion ka rezultuar shumë i suksesshëm. Ndërhyrja kirurgjikale është realizuar nga Dr.Halil Krasniqit dhe Dr. Elmi Ollurit të dy Kirurg Vaskular në Spitalin Amerikan”, thuhet në njoftim.
Dr.Krasniqi thotë se operimi edhe pse ishte mjaftë i vështirë, ai ka arritur që me sukses ta kryej operimin pasi që ai e konsideron si mëkat të madh nëse një personi 44 vjeçar do të duhet t’iu amputoheshin të dy këmbët.
“Operimi ka zgjatur dy orë dhe tani pas tri ditëve të operimit qarkullimi i gjakut në të dy këmbët është shumë i mirë, gjithashtu të dy këmbët kanë arritur ngrohtësinë e duhur. Për ne si mjek dhe si Spital Amerikan një gjë e tillë është shumë e rëndësishme”, thotë Dr.Halil Krasniqi, kirurg vaskular në Spitalin Amerikan.
Ndërsa pacienti Burim Iseni pas operimit shprehet shumë i lumtur për faktin që shërimin e gjeti pikërisht në Kosovë.
“Pas disa operimeve të cilat i kam pasur në Sistina në Shkup dhe në Zvicër, të cilat nuk më kanë ofruar shërim, tani që kam ardhur në Spitalin Amerikan në Kosovë dhe operimi im pati shumë sukses ndihem shumë mirë, tashmë kam filluar të eci dhe pa problem, këmbët i kam të ngrohta dhe gjaku më qarkullon normalisht. Për këtë falënderoj Dr. Halil Krasniqin dhe Dr. Elmi Ollurin si dhe tërë ekipin e Spitalit Amerikan”, shprehet pacienti Burim Iseni.
Ai gjithashtu u bënë thirrje të gjithë pacientëve që të mos vizitojnë spitalet e shteteve të tjera pasi që në Kosovë dhe pikërisht në Spitalin Amerikan gjenden mjekët specialist të kualifikuar për çdo problem shëndetësor dhe të mos mundohen për të vizituar klinika të vendeve të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Akademia UPA ka krijuar një trajnim të posaçem për moshat 12-17 vjeç!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja