LAJMI I FUNDIT:

Apple: iPad Pro është si kompjuter!

Apple: iPad Pro është si kompjuter!
Apple dëshiron që ta pranoni iPad Pro-në e ri si kompjuter. Në reklamën e fundit për tabletin 9.7 inç, Apple e pozicionon iPad Pro afër tastaturës së mençur dhe lapsit Apple duke e paraqitur pajisjen si një produkt që i ka të gjitha.
Reklama e postuar dje në Youtube vie pak ditë pas lajmërimit të të hyrave të kompanisë për çerekun e tretë.
Megjithatë, tëë hyrat nga iPad kanë hasur një rritje të lehtë përkundër rënies së shitjeve të njësive.
Ekziston vetëm një mënyrë për të interpretuar këtë kontradiktë: Apple është duke shitur më shumë njësi të iPad Pro me çmime të larta dhe më pak njësi të versioneve të lira të tabletëve si iPad Air 2.
Për të kuptuar më shumë funksionet dhe tiparet e tabletit të ri nga Apple, mund të shikoni videon e bashkangjitur.