LAJMI I FUNDIT:

Dardan Berisha pran Polfamrex Kutnos?

Dardan Berisha pran Polfamrex Kutnos?

Pas njoftimit për largim nga Sigal Prishtina, Dardan Berisha do të kthehet në vendin ku i kaloi disa vite të karrierës si lojtar në Poloni.

Ekipi i ri i tij është Polfamrex Kutno, ndërsa Dardan Berisha pritet të marr rolin e njërit nga liderët e ekipit kanë bërë të ditur mediat polake mbrëmë.


Skuadra në fjalë ka arritur çerekfinalen e ‘Play-Off’ të elitës polake stinorin e kaluar, ndërsa me Dardanin 28 vjeç këtë stinor synojnë më shumë.

Zyrtarisht, ekipi nuk ka bërë të ditur ende njoftimin se Dardani është lojtar i ri i tyre, por në një prononcim për mediat polake, Slawomir Erwinski kreu i ekipit në fjalë ka thënë “besojmë që gjatë këtyre ditëve Berisha do të jetë lojtar i ri i ekipit tonë”.

Njoftimin në fjalë e ka bërë edhe Eurobasket.com, duke thënë se Berisha është shumë afër Polfarmexit, pasi që pritet të finalizohen edhe disa gjëra mes ekipit dhe lojtarit