Situata është edhe më keq sesa u mendua. Fundi i skandalit të pasaportave rezulton edhe më rëndë sesa që u dha lajmi disa ditë më parë, raporton lajmi.net.
Ministria e Punëve të Brendshme ka edhe dhjetë ditë të paguajë gjobën e shqiptuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris, lidhur me skandalin e pasaportave.
Por kjo gjobë nuk është 5 milionë euro siç u konfirmua edhe nga MPB-ja nëpërmjet një konference për media, të mbajtur para disa ditësh.
Janë rrafsh 6.5 milionë euro që shteti kosovar duhet të paguajë, në mënyrë që të shlyejë dënimin që mori për shkak se shkëputi në vitin 2011, njëanshëm kontratën me kompanisë austriake të prodhimit të pasaportave OeSD.
Kësaj kompanie, MPB-ja i kishte mbetur borxh 1.4 milionë euro. Por tash pas procesit gjyqësor, austriakëve duhet paguar 5 milionë euro, ose më saktë, 4.990 milionë euro, raporton lajmi.net.
Megjithatë, zyrtarët e MPB-së rezulton se e kanë fshehur gjysmën e së vërtetës së dhimbshme për të gjithë taksapaguesit kosovarë.
Përgjigjja e kthyer nga OeSD në sqarim të dilemes nëse e gjithë gjoba është 5 milionë apo ato janë vetëm paratë që duhet dhënë kompanisë
Vendimi i marrë nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris, në dëm të MPB-së, përfshinë edhe normën e interesit që duhet paguar dhe shpenzimet e gjykatës, të cilat për një institucion si ai në Francë, janë shumë të larta.
Kështu, lajmi.net ka kontaktuar zyrtarët e kompanisë austriake OeSD të cilët në formë të shkruar kanë konfirmuar se Republika e Kosovës, atyre duhet t’u paguajë të pastra 5 milionë euro, raporton lajmi.net.
Jasmin Rader, asistente e menaxherit të përgjithshëm të kompanisë OeSD, konfirmon për lajmi.net se Republika e Kosovës duhet të paguajë 6.5 milion euro.
“E gjithë shuma në përgjithësi arrin deri në 6.5 milion euro”, thotë Rader për lajmi.net.
Në anën tjetër, ata sqarojnë se edhe 1.5 milion euro, përveç atyre 5 milionëve, duhet paguar nga Kosova për shpenzime të gjykatës dhe normat e interesit.
Pra në total, janë 6.5 milion euro para të kosovarëve që do të shkojnë dëm brenda dhjetë ditëve.
Krejt kjo pasi vendi i gjykatës është marrë javën e kaluar dhe afati për shlyerjen e gjobës është 14 ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova