LAJMI I FUNDIT:

Android Nougat vjen muajin e ardhshëm?

Android Nougat vjen muajin e ardhshëm?

Kemi parë shumë ndryshime në sistemet operative të Google deri më tani, prej Android L që ka debutuar më 2014.

Me Android N, Google ka përmirësuar edhe më tutje tiparet e ndryshme duke sjellur pamjen e parë të këtij sistemi më herët gjatë këtij muaji.


Zakonisht, verzionet e reja të Android nuk vijnë deri në tetor por me zhvillimin e shpejtë të Android Nougat, pritet që ky version të dal në treg edhe më herët.

Sipas Evan Blass që është i njohur për lajmet korrekte, Android N do të lansohet gjatë muajit të ardhshëm.
Tradicionalisht, Google lanson verzionet e reja të Android-it në të njejtën kohë me modelet e reja Nexus.

Megjithatë, Google shpesh herë then rregullat e veta. Kjo mund të nënkuptoj se Nougat do të mund të lëshohet për pajisjet ekzistuese Nexus.