LAJMI I FUNDIT:

Gruda: Demarkacioni nuk duhet ratifikuar (Video)

Gruda: Demarkacioni nuk duhet ratifikuar (Video)

Eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, ka deklaruar për emisionin “Cosmo” të KTV-së, se marrëveshja për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, duhet refuzuar që të ratifikohet.

Gruda ka thënë se njohësit e të drejtës ndërkombëtare në Qeverinë e Kosovës, do të duhej t’ia shpjegonin qeveritarëve se ratifikimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvendin e Republikës, nuk mund të ketë kthim mbrapa.


Gruda, i cili së fundi ka botuar dhe një studim me titull “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” ka vazhduar të këmbëngul që kadastra nuk njihet nga normat juridike ndërkombëtare si kriter për përcaktimin e kufirit mes dy shtetesh.