LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘fajde’

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘fajde’

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e asistuar edhe nga njësitet tjera relevante policore të Gjilanit dhe Ferizajt, me datën 28 korrik 2016, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt, ka realizuar një operacion policor që ndërlidhet me veprën penale “fajde”.

“Gjatë këtij operacioni policor është realizuar bastisja e një shtëpie me objektet tjera përcjellëse në një fshat të Vitisë, nën dyshimin e bazuar se një person i dyshuar ka kryer veprën penale ‘fajde’, e cila sanksionohet sipas nenit 343 parimi 3 i KPRK-së. I dyshuari i arrestuar në këtë rast është: A. R. lindur me 1963”, thuhet në njoftimin e policisë.


Personi i dyshuar tanimë i arrestuar, në fillim të vitit 2015 dyshohet se i ka dhënë një personi nga qyteti i Ferizajt 22.000 FCH (njëzet e dy mijë franga) zvicerane, kurse në muajin qershor të vitit 2016 të njëjtit ia ka kërkuar 70.000 (shtatëdhjetë mijë euro), në formë kamate të jashtëligjshme.

Në pamundësi të kthimit të kësaj kamate viktima është detyruar t’ia japë të dyshuarit një shtëpi banimi, në të cilin gjendet edhe një lokal afarist.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar disa dokumente për shitblerjen e patundshmërive, fletore të ndryshme etj.

I dyshuari për momentin është duke u intervistuar nga ana e hetuesve të njësisë për hetimin e krimeve ekonomike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori