LAJMI I FUNDIT:

Për tri vjet 443 raste me Hepatit

Për tri vjet 443 raste me Hepatit

Në tri vitet e fundit në Klinikën Infektive janë identifikuar 443 raste me hepatit.

Këto shifra u bënë të ditura me rastin e Ditës botërore të hepatitit, ku u mbajt një tryezë e rrumbullakët me moton “Njihu me hepatitin –Vepro tani”.


Në këtë tryezë u tha se Kosova ka nevojë që të bëjë më shumë kampanja për të njoftuar njerëzit lidhur me sëmundjet që shkaktohen nga hepatiti.

Drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani tha se furnizimi me barna për hepatit C është i mirë, ndërsa me hepatit B, Klinika Infektive po has në vështirësi.

Në këtë ditë kur po shënohet Dita e Hepatitit është vendosur që të bëhet një strategji për të parandaluar sëmundjet me hepatit, raporton KP.