Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos heshtin rreth marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Ai në rrjetin social Facebook shprehet se duke u thirrur në patriotizëm, disa po e nxjerrin demarkacionin nga konteksti aktual juridiko-politik dhe po mundohen ta vendosin vetëm në kontekstin historik.
Lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:
“KUVENDARË, JU LUSIM TË MOS HESHTNI
Duke u thirrur në patriotizëm, disa po e nxjerrin demarkacionin nga konteksti aktual juridiko-politik dhe po mundohen ta vendosin vetëm në kontekstin historik
Të jesh deputet e të bësh sehir, sidomos në rrethanat kur kërkohet ta thuash fjalën tënde me bindje të plotë e pa hezitim, është papërgjegjësi para qytetarëve që ta kanë dhënë votën dhe para interesave nacionale të vendit tënd. Kjo vlen gjithkund dhe gjithmonë. Mirëpo ka rrethana kur kjo përgjegjësi rritet dhe zgjerohet, dhe ka rrethana kur hezitimi i deputetit barazohet me papërgjegjësi ndjellakeqe.
Sot kuvendarët tanë në Kuvendin e Kosovës kanë përgjegjësi të tillë në rritje të vazhdueshme, e cila, pos tjerash, determinohet nga rrethanat e krijuara, sidomos mbi demarkacionin.
Të mos flasësh për demarkacionin tani e të jesh deputet, të hezitosh të marrësh vendim të qartë e ta përfaqësosh qytetarin, të mos rreshtohesh aty ku je i bindur se është e vërteta e ta kesh dhënë betimin për të vërtetën, është e pa drejtë, e papërgjegjshme dhe jo vetëm kaq.
Jo vetëm kaq, sepse duke hezituar, duke mos u ballafaquar me realitetin e krijuar, herë nga droja, herë nga kinse mungesa e informacionit, herë nga interesat e ngushta, sidomos ata që vijnë nga rajoni i Rrafshit të Dukagjinit, qojnë ujë në mullirin e atyre që na shesin mjegull, e cila ju duhet në gjuetinë për vota të cilat duan t’i fitojnë në emër të një sajese të rrezikshme për të gjithë ne dhe për fatin e Kosovës.
Disa kuvendarë po harrojnë se çlirimi i vendit tonë e ka një datë, e ka një histori, dhe e ka ‘Deklaratën e Pavarësisë’. Atyre duhet t’ua kujtojmë se kufijtë dhe sovraniteti i vendit tonë janë rezultat i këtyre proceseve kruciale, e jo i kalkulimeve politikaneske regjionale e klanore.
Këtyre dhe të tjerëve si këta duhet tua bëjmë të njohur se ne po e kuptojmë djallëzinë tuaj, sepse ju, duke u thirrur në patriotizëm, po e nxirrni demarkacionin nga konteksti kohor dhe po mundoheni ta vendosni në kontekstin historik. E pandershme, e papranueshme. Po luani rrezikshëm me fatin e Kosovës.
Prandaj, kuvendarë, është koha të kuvendoni, e ta thoni atë që mendoni. Heshtja sot në këto rrethana është hile e papranueshme, dorëzim para një oguri të zi.
Kosova nuk mund të humb çdo gjë – edhe rrugëtimin e saj euro-atlantik, edhe integrimet evropiane, edhe miqtë ndërkombëtarë, edhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët, edhe zhvillimin dhe përparimin, dhe edhe kualitetin e jetës së qytetarëve.
Pse disa që e kanë inatin më të madhe se pragmatizmin, fabrikojnë humbjen e tokës për të fituar atë që nuk ua dhanë qytetarët – pushtetin. Kuvendarë, ju lusim të mos heshtni!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës