Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova, ka folur rreth garës për zgjedhjet presidenciale në SHBA të cilat i ka cilësuar si të veçanta.
“Është një garë më e veçantë se të nominuarit janë njëra me background të njohur politike ndërsa Trump vjen nga bota e biznesit dhe nuk është parë shumë seriozisht , është parë me shaka kandidatura e tij”, tha ai.
Ai është shprehur se kandidati Donald Trump është parë me shumë hezitim dhe nuk është marrë seriozisht.
“Megjithatë ai arriti në nominim duke zhgënjyer edhe bashkpartiakë të tij, si Jeb Bush e të tjerë. Me deklaratat dhe qëndrimet e tij, me deklarata mjaft skandaloze, Donald Trump ka krijuar pasiguri te votuesit amerikane”, tha Gashi.
“Trump është parë si kandidat joserioz, megjithatë është shumë herët pasi edhe sondazhet po bëhen me kujdes pasi në disa qytete ka fituar Trump duke analizuar edhe votat e kandidatëve të partive më të vogla që mendohet se do t’i shkojnë Hillary Clinton”.
Gashi është shprehur se sipas një shumice të analistëve, gjasat që të fitojë Trump janë minimale.
“Rasti Trump është quajtur si rast sui-generis, mund të konsiderojmë se Hillary Clinton ka më shumë gjasa të dalë fituese”.
Profesori Gashi ka thënë se fakti se përfaqësues të politikës kosovare dhe shqiptare po marrin pjesë në Konventën e demokratëve mund të merret si përkrahje pro Hillary Clinton.
Sipas Gashit, për Kosovën nuk është shumë e rëndësishme kush do të fitojë pasi nuk ka shumë gjasa që të ndryshojë politika e jashtme e SHBA-së.
“Për ne nuk ka pasur se cili kamp është duke qeverisur në Amerikë, politika e jashtme karshi Kosovës ka qenë e qëndrueshme nga të dy kampet”.
Ai në fund ka folur edhe për faktin se ambasada e Turqisë në Kosovës ka kërkuar burgimin e gazetarit Berat Buzhala.
“Reagimi i Ministrisë me vend se nuk është një praktikë e mirë, marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën duhen parë në një marrëdhënie me afatgjatë dhe besoj e shpresoj se do të vazhdojnë si të tilla”.
“Zhvillimet e fundit në Turqi kanë bërë që shumë shtete të kenë hezitimet e veta, por ka pasur nevoje për një reagim të tillë por shpresoj se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet tona”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze