LAJMI I FUNDIT:

Plagoset pjesëtari i sigurimit në KEK (Video)

Plagoset pjesëtari i sigurimit në KEK (Video)

Zenel Ramadani, punëtor në kompaninë Security Code, e njëherësh edhe punëtorë i KEK-ut, është plagosur mbrëmë në mesnatë nga persona të panjohur gjatë orarit të punës në Kosovën B, përkatësisht depoja e hambarit AA.

Ramadani rrëfen për Tribuna Channel se ky nuk është rasti i parë që ka ndodhur me të afër kësaj pjese, por ka edhe dhjetëra raste të tilla, duke shtuar se për këto kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës, por se deri më tani nuk është marrë asnjë masë.


E, nga KEK-u, thonë se me këtë rast janë duke u marrë organet e hetuesisë dhe Prokuroria, madje bëjnë apel që masat e sigurisë të shtohen, duke mos u përgjigjur pse deri më tani ende nuk janë zbuluar këto raste.

Kurse, mjeku i cili ka pranuar rastin e tij në Qendrën Klinike Universitare, Sami Delijaj, deklaron se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.