LAJMI I FUNDIT:

Pokemon Go – 75 milionë shkarkime për vetëm 19 ditë

Pokemon Go – 75 milionë shkarkime për vetëm 19 ditë

Pokemon Go është bërë një hit i pazëvendësueshëm dhe po thyen rekorde çdo ditë e më shumë.

Për më pak se një muaj prej lansimit, Pokemon Go është bërë loja më e dëshiruar mobile në historinë e lojërave në Amerikë.
Sipas një raporti nga Sensor Tower, Pokemon Go është loja që ka arritur më së shpejti në 75 milionë shkarkime globalisht, në dy sistemet operative, iOS dhe Android.
Vetëm 19 ditë pas lansimit, loja ka arritur në 50 milionë instalime vetëm në Android, duke lënë mbrapa lojërat si Color Switch dhe Slither.io të cilave iu deshën 77 dhe 81 ditë të arrijnë në 50 milionë shkarkime.
Kur Pokemon Go do të lansohet në më shumë regjione, pritet që të arrij 100 milionë shkarkime në dy sistemet operative, vetëm në muajin e parë.